Drejtori i fushatës në Partinë Demokratike Alfred Rushaj ka reaguar lidhur me letrën që ambasadorja amerikane Yuri Kim iu dërgoi drejtuesve të lartë të partive në vend, sa i takon përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme.
Rushaj shprehet se Rama promovoi te inkriminuarit, ndërsa shton se kreu i qeverisë dhe krimi janë një binom i pandashëm mes tyre.
“Rama frymëzoi, promovoi dhe kandidoi për deputetë dhe kryetarë bashkie njerëz të lidhur me krimin. Të përzgjedhurit e tij politik, që prej nisjes dhe deri në zgjedhjet e fundit monopartiake kanë qënë në shumicë persona me precedent penal, të larguar me turp nga ligji i dekriminalizimit dhe denoncimet e opozitës dhe medias. Rama dhe krimi janë binomi i pandarë që kanë lëshuar te tentakulat në politikën shqiptare të viteve të fundit”, shkruan Rushaj në një postim në rrjetet sociale.
Kim iu kërkoi kryetarëve të partive që të mbajnë përgjegjësi për kandidatët për deputetë dhe të sigurojnë integritetin e tyre. Ambasadorja e SHBA iu sugjeron liderëve vetting të kandidatëve dhe të kualifikohen vetëm ata që respektojnë votuesit.
“Në 22 korrik ne nënvizuam publikisht se liderët e partive politike mbajnë përgjegjësi për kandidatët e tyre. Ndërkohë që partitë tuaja po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme, duhet të sigurohemi që ato të bëhen sipas ligjeve të vendit tuaj.
Ne inkurajojnë të gjithë partitë politike të përzgjedhin kandidatët dhe të nominojnë vetëm ata që janë të kualifikuar dhe respektojnë votuesit shqiptarë.
Edhe pse përgjegjësia për të shkuarën kriminale është personale, liderët e partive politike duhet të verifikojnë deklaratat e tyre.
Ligji i dekriminalizimit thotë se individët me rekorde kriminale nuk duhet të mbajnë poste publike , apo të zgjidhen”, thuhet në letrën e Yuri Kim.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post