Ditën e djeshme PD dhe LSI vendosën që të refuzonin ceremoninë e lamtumirës së dy ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin.
Burime nga PD-ja bëjnë me dije për Fax News se: Një nga shkaqet kryesore të refuzimit të opozitës për të marre pjesë në ceremoninë e lamtumirës është organizimi i saj në vilën e blerë nga ambasadorja e BE. Vila është blerë prej Romana Vllahutin nga një trafikant droge.
Ky është një standard që ndoqën deputetët gjermane në Berlin për të refuzuar darkën me kryeministrin Edi Rama në një ambient ekskluziv të quajtur China Club. Vendi i zgjedhur prej Ramës është nën hetim për aktivitetit ndërkombëtar të pastrimit të parave.
Kujtojmë se pak kohë më parë ambasadorja e BE-së në vendin tonë Vlahutin bleu një vilë në një nga resortet më luksoze në kryqytet, në shifrën e 1.6 milionë eurove.
Blerje kjo që u komentua jo pak dhe në mediat ndërkombëtare, duke e parë këtë një shpenzim të pavend nga ana e një ambasade.
Vlahutin dhe Lu pritet që të largohen brenda pak ditësh nga vendi ynë, për shkak se ju ka mbaruar mandati si ambasadorë.
Të dy, Vlahutin dhe Lu, kanë pasur marrëdhënie herë pas here të tensionuara me opozitën, e cila i ka akuzuar ata për lidhje me qeverinë e kapur nga krimi të Edi Ramës.
(E.K/FAXWEB.AL)