04:18 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“PD-së i duhet formatim hard disku në përbërje njerëzore vlerash dhe imazhi, një grup po përdor për të arritur qëllimet e veta”

12:58 | 25/04/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Pordh-halet që po ndotin publikun me lajme fiktive

Nga Denis Dyrnjaja:

Shqipëria nuk ka nevojë për opozitë debatikase dhe guerilase, por për një opozitë elitare me vlera intelektuale dhe kurajoje. Fjala “vret” më fort se plumbi, sidomos kur ajo artikulohet nga njerëz me integritet, personalitet e dinjitet. Këto profile individësh duan dhe presin të shohin njerëzit sot në rradhët e opozitës, jo “molotovët politikë”, që e kanë ngritur dhe shohin të ardhmen e tyre mbi revanshe kushtesh pa sens politik, me gjuhë kërcënimesh e force të nënkuptuar mes deklaratash të tyre të maskuara me fraksione fjalësh të paqtuara. Partia Demokratike e vitit 1991 ishte një buqetë vlerash politike. Aty bënin pjesë mendje të shquara të ekonomisë, jurisprudencës, artit, kulturës e diplomacisë. Elitat asokohe konkurronin në debate politike dhe publike për bindje të majta e të djathta, por niveli i diskutimit nuk binte në derexhenë e sotme në fjalor, perceptim e artikulim. Dhe këta njerëz, pa dashur të përmend emra jetojnë, por ata u nxorën ose u detyruan të iknin nga Partia Demokratike për interesa ngushtësisht personale dhe paragjykuese të lidershipit të kohës sikurse anatemohen sot serish nga pjesa më proletare e PD-së, Eduard Selami, Majlinda Bregu etj, që nuk mendojnë dhe veprojnë në mënyrë refraktare si pjesa tjetër e skalionit politik të saj. Njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë mesazhe të kthjellta politike dhe me artikulim të qartë e jo deklarata të llojit ofensiv/agresiv, frustrues e sugjestiv. Gjuha e sertë dhe luftarake forcon radhët e militantëve, por pakëson votat e qytetarëve, forcon dhe mbush zemra dhe eksiton mendjet e aventurierëve, por zhgënjen mendjet e matuturuara. Të gjithë po presin opozitën reale, sigurisht ajo e vitit 1991, aq e plotë, mozaik mendjesh dhe karakteresh nuk do të vijë më, por të paktën një deja vu e saj dhe mund të bëhet, por jo me komandimin e Berishës që i skaliti Partisë Demokratike fytyrën e tij dhe tashmë çdo kush aty ngjan si një kopje e keqe e tij. Partia Demokratike duhet të bëjë riformatim hard disku në përbërje njerëzore vlerash dhe imazhi. Ajo sot gjendet e uzurpuar nga një grup i vogël që e përdor për të arritur qëllimet dhe interesat e veta. Kjo nuk është PD-ja që duhet dhe për të cilët do të derdheshin rrugëve shqiptarët, madje edhe pa i ftuar kush nëse do të duhej. Kjo është Partia Demokratike e privatizuar nga Sali Berisha dhe e dhënë me koncesion te Lulzim Basha. Shqiptarët po kërkojnë Partinë Demokratike të vërtetë dhe atëherë ata do të dalin edhe në votime edhe në sheshe pro saj në mbështetje të kauzave të saj, jo të halleve të drejtuesve të saj që kanë me ligjin ose të ëndrrave të rikthimit në pushtet për pasurim e korrupsion. Deri kur ky ndryshim i madh dhe i nevojshëm të ndodhë Edi Rama do të jetë në pushtet.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: denis dyrnjajasituata politike
Pas

I paplanifikuar, me urgjencë Rama takohet me Metën, para se t’u vijë negociatori

Para

“Bunk’Art 2…. merruni me të pasi nënpunësit kanë frikë të flasin”

Para
“Bunk’Art 2…. merruni me të pasi nënpunësit kanë frikë të flasin”

"Bunk’Art 2.... merruni me të pasi nënpunësit kanë frikë të flasin"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.