17:07 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

PD: Si e falsifikoi kodin e procedurës penale Fatmir Xhafaj për të shpëtuar të vëllanë, çfarë u shtua

14:51 | 10/05/2018
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD: Si e falsifikoi kodin e procedurës penale Fatmir Xhafaj për të shpëtuar të vëllanë, çfarë u shtua

PD-ja ka publikuar dokumente të tjera ku siç thuhet Fatmir Xhafaj ka ndydhuar në mënyrë të paligjshme kodin e procedurës penale për të shpëtuat vëllain e tij nga ekstradimi.

PD thotë se Fatmir Xhafaj shtoi në nenin 491 shkronjën ‘F’ ku thuhet se asnjë person nuk mund të ekstradohet nëse nuk jepet garancia nga shteti kërkues se çështja do të rigjykohet.

“Fakte të reja në lidhje me skandalin e perfshirjes së Ministrit te Brendshëm Fatmir Xhafaj në mbrojtje të të vellait të tij Agron Xhafaj, i denuar në Itali me 7 vjet e 2 muaj burg. Fatmir Xhafaj ka falsifikuar Kodin e Procedurës Penale për të lënë të lirë vellain e tij, furnizuesin kryesor të drogërave të forta nga Europa në SHBA”, thotë PD.

Ja faktet e paraqitura nga deputetët e PD-së:

Pa transparencë dhe në konflikt të pastër interesi, Fatmir Xhafaj propozoi dhe miratoi një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale, që i siguron paprekshmërinë vëllait të tij Agron Xhafaj. Konkretisht, në nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale, befas dhe pa asnjë diskutim, shtohet pika “f”, duke parashikuar që NUK MUND TË JEPET EKSTRADIMI KUR PERSONI I KËRKUAR ËSHTË DËNUAR NË MUNGESË, ME PËRJASHTIM TË RASTIT KUR SHTETI KËRKUES JEP GARANCI PËR RISHIKIMIN E VENDIMIT.

FAKT 1: Me shkresën nr. 3960, datë 28.12.2016, grupi i ekspertëve të nivelit të lartë, nëpërmjet deputetes Vasilika Hysi, ka propozuar këto ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, në nenin 491:

  1. a) Në pikën 1, shkronja “c” shfuqizohet .
  2. b) Pas shkronjës “e” shtohen shkronjat “ë” dhe “f” me këtë përmbajtje:

“ë) kur është parashkruar ndjekja penale ose dënimi sipas ligjit të shtetit kërkues ose të shtetit të kërkuar;

  1. f) kur i personi i kërkuar është dënuar në mungesë dhe nuk jep pëlqimin për t’u ekstraduar.”
  2. c) Pas pikës 1, shtohet pika 2 me këtë përmbatje:

“2. Në rastin e parashikuar nga shkronja f), Ministria e Drejtësisë fton shtetin kërkues që të kërkojë njohjen e vendimit penal të huaj dhe ekzekutimin e tij. Në rastin kur kërkesa paraqitet, zbatohen dispozitat e neneve 512 e vijues të këtij Kodi.”

Ky propozim në komisionin e ligjeve është I qartë. Nëse një shtetas I dënuar në mungesë jashtë territorit shqiptar nuk jep pëlqimin për tu ekstaduar dhe për ta vuajtur dënimin në vendin ku është dënuar, atëherë ai e vuan dënimin në burgjet shqiptare.

FAKT 2: Sipas relacionit shoqërues (faqe 38-39), këto ndryshime lidheshin me nevojën e reflektimit të parshikimeve të konventave dhe marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar pas miratimit të Kodit të Procedurës Penale, si dhe rregullimin e problematikës së hasur në praktikë gjatë aplikimit të dispozitave.

FAKT 3: Ndryshimet janë diskutuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, në mbledhjet e tij të datave 13.03.2017; 20.03.2017; dhe 21.03.2017.

  1. Në mbledhjen e parë të datës 13.03.2017, ndryshimi i propozuar në nenin 491 të K.Pr.P., nuk është diskutuar nga Komisioni dhe nuk është përmendur FARE gjatë prezantimit të ndryshimeve

Në mbledhjen e dytë të datës 20.03.2017, rezulton nga procesverbali që të mos ketë patur asnjë diskutim për ndryshimin e propozuar në nenin 491 të K.Pr.P.

Në faqen 47 të procesverbalit rezulton që neni 268 (që në draft i referohet ndryshimit të propozuar në nenin 491 të Kodit ekzistues), është miratuar pa ndryshime dhe pa asnjë diskutim. Konkretisht, Komisioni është shprehur DAKORD me versionin e propozuar nga ekspertët nëpërmjet deputetes Vasilika Hysi.

Pra, është miratuar propozimi i bërë nga grupi i ekspertëve, ku shkronja “f”, kishte këtë përmbajtje: “f) kur i personi i kërkuar është dënuar në mungesë dhe nuk jep pëlqimin për t’u ekstraduar”, si dhe shtohej paragrafi 2, me këtë përmbajtje:  2. Në rastin e parashikuar nga shkronja f), Ministria e Drejtësisë fton shtetin kërkues që të kërkojë njohjen e vendimit penal të huaj dhe ekzekutimin e tij. Në rastin kur kërkesa paraqitet, zbatohen dispozitat e neneve 512 e vijues të këtij Kodi.

 

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: alibeaj
Pas

Faktet tronditëse për vëllain e Xhafajt, demokratët në konferencë

Para

Lirohet nga burgu ish-deputeti Mark Frroku

Para
Lirohet nga burgu ish-deputeti Mark Frroku

Lirohet nga burgu ish-deputeti Mark Frroku

Discussion about this post

 



Të Fundit

PS drejt 200 mijë votave në Qarkun e Tiranës, PD-së i rrezikohet mandati i 14-të.

Në Poloni nisin procedurat për t’i ndaluar hyrjen Millorad Dodikut

SHBA dhe Arabia Saudite arrijnë dakordësinë, nënshkruajnë marrëveshjen prej 142 miliardë dollarësh për armët

Gjermania arreston të vetëshpallurin ‘mbret’, ndalon grupin e tij ekstremist

Presidenti Zelenskyy: Trump ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin në Turqi

Incident në qendrën e votimit në Tiranë/ Shpallen të pavlefshme disa fletë votimi, ndërhyn policia, u kërkon vëzhguesve të dalin jashtë

Numërohen 96.1% e kutive/ PS e para me 82 mandate, PD 52! Socialistët thellojnë avantazhin me mbi 230 mijë vota

Berisha njoftoi protestë më 16 maj, reagon Rama

Mori peng 31-vjeçarin, vihet në pranga autori në Tiranë! Çfarë ndodhi mes tyre

Presidenti Begaj pret pjesëmarrësit e programit LEAD Albania: “Shqipëria ka nevojë për profesionistë si ju”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.