04:52 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PD tenton të bllokojë Bindjen Demokratike në KQZ, has në rezistencën e socialistëve. Ç’vendim u mor për kandidatët (Debatet)

13:14 | 20/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD tenton të bllokojë Bindjen Demokratike në KQZ, has në rezistencën e socialistëve. Ç’vendim u mor për kandidatët (Debatet)

Ditën e sotme është diskutuar në KQZ lidhur me procedurat e ndjekura për regjistrimin e partisë Bindja Demokratike në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Ka qenë Partia Demokratike, e cila përmes përfaqësuesit të saj ligjor Ivi Kaso ka deklaruar se subjekti zgjedhor duhet të jetë krijuar të paktën 6 muaj përpara procesit zgjedhor.

Duke iu referuar firmëtarit Andi Përmeti, PD pretendon se ai nuk ka pasur 6 muaj si i zgjedhur në Kuvend, në mënyrë që procesi të jetë i ligjshëm.

Por pretendimet e PD-së kanë ndeshur në kundërshtimin e nënkryetarit të KQZ-së Denar Biba, i cili ka deklaruar se kjo forcë politike, po vë në diskutim vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe se çështjen mund ta ndjekë në Kolegjin Zgjedhor.

“Partia politike mbledh firma, në rast të kundert partia duhet të zotëroj mandatin. Kërkohet zotërimi i mandatit të pakten 6 muajt e fundit. Një subjekt që garon që çon kandidatë duhet të ketë mbështetje. Subjekti duhet të ekzistojë 6 muaj para zgjedhjeve. Janë 2 dokumente te pavlefshme ne rastin e Përmetit dhe Kokës. Si mund të zotërojë mandat për 6 muajsh kur ka vec një muaj që eshte krijuar?!”, janë shqetësimet e ngritura nga Kaso.

Ndërkohë që Biba pretendon se vendimi i KQZ-së i ka shërbyer pluralizmit politik, në sajë të rekomandimeve të dhëna nga OSBE OHDIR.

“Kalojeni në Kolegjin Zgjedhor këtë çështje, po sfidoni vendimarrjen tonë. Në 2017 dhe 2015 në lidhje me firmat mbështetëse të disa partive vendosëm filtër, OSBe Odhir e kritikoi Kqz, te jemi pozitiv për tregun pluralist shqiptar”, është shprehur Biba.

I vetmi anëtar i KQZ-së që mbështeti pretendimet e PD-së ishte kryetari Klement Zguri, i cili tha se pavarësisht dëshirës së mirë për të pasur sa më shumë parti politike në zgjedhje, dëshira nuk mund të dalë mbi ligjin.

“Zgjedhjet janë karakteristika themelore në demokraci. Sa më shumë konkurencë aq më mirë i ben demokracisë. Nuk mund të mbivendosim dëshirën mbi ligjin. Neni 68 i kodit zgjedhor flet për menyrën sesi subjektet zgjedhore sjellin dokumentacion, ku thuhet se duhet vërtetuar mandati në 6 muajt e fundit. Kuvendi i Shqipërisë ka sjellë vërtetimet.

Si mund të thuhet që Andi Përmeti është kandidat i pavarur dhe përfaqëson BD? Në vertetimin e Kuvendit të Shqipërisë thuhet se është i pavarur. Dhe i pavarur dhe i bindur, nuk ka kuptim. Në vërtetim thuhet ka mandatin e deputetit për të paktën 6 muajt e fundit, këtë s’po e diskutoj, po ia lë Kuvendit. Propozoj që vërtetimet t’i kalohen Kuvendit”, është shprehur Zguri.

Kërkesa e paraqitur nga PD ka marrë një  1 votë pro 4 kundër, duke bërë që t’i hapet rruga futjes së kandidatëve të Bindjes në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Kqz vendosi të rregjistrojë Arben Skënderaj të propozuar nga BD, për Tiranën.

KQZ vendos të rregjistrojë për Bashkinë Vlorë, Valbona Mezini

KQZ vendos të rregjistrojë për Bashkinë Durrës, Valbona Sakollari per BD

KQZ rregjistroi Ylber Gjetën për Bashkinë Kamëz nga BD

KQZ rregjistron nga BD Salvador Kaça për bashkinë Lezhë

KQZ rregjistron nga BD, Leonard Olli për Bashkinë Korçë

Vendimet për të regjistruar kandidatët janë kundërshtuar vetëm nga kreu i KQZ-së Klement Zguri, ndërsa kanë marrë miratimin e 4 anëtarëve të tjerë të Komisionit.

Bindja Demokratike ka shpallur listën e saj me 25 kandidatë për bashkitë e vendit, nga 61 të cilat janë në total, çka bën që PS të garojë e vetme në pjesën tjetër të qyteteve.

(E.K/Faxweb.al)

 

Etiketa: BINDJA DEMOKRATIKEdebate ne kqadenar biba ivi kasoivi kaso-fabian topollaj
Pas

Arrestohet në Kosovë ushtari i UÇK, ja akuzat

Para

ADN-ja nxjerr ‘zbuluar’ Eleni Fourierën, 70 % e kombësisë greke

Para
ADN-ja nxjerr ‘zbuluar’ Eleni Fourierën, 70 % e kombësisë greke

ADN-ja nxjerr ‘zbuluar’ Eleni Fourierën, 70 % e kombësisë greke

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.