20:19 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

PD thirrje PS-së për importin e plehrave: Të futet në parlament kërkesa për referendum

11:59 | 20/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD thirrje PS-së për importin e plehrave: Të futet në parlament kërkesa për referendum

Partia Demokratike ka mbajtur sot një qëndrim të prerë në lidhje me debatin për ligjin e mbetjeve. Nënkryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese në Kuvend Florjon Mima, tha se loja e PS për plehrat duhet të marrë fund. Ai i kërkoi mazhorancës të fusë në rendin e ditës dy akte që mbahen peng nga PS prej muajsh.

Të sjellë për votim dekretin e Presidentit Nishani që rrëzon Ligjin për Plehrat të miratuar nga PS, dhe të fusë në rend të ditës kërkesën që ka depozituar në Parlament, Partia Demokratike, që në shtator të vitit 2016 për referendum popullor për të ndalur përgjithmonë importin e plehrave.

“Lidhur me aktin që ju përmendët dhe mënyrën sesi do të tërhiqet kjo nisëm, meqënëse ende nuk jeni i qartë sesi do të tërhiqet akti, unë po ju them që ka vetëm një rrugë. Dekreti i Presidentit për pezullimin, për mosfutjen në fuqi të ligjit të mbetjeve, duhet validizuar, duhet sjellë në fuqi, dhe e vetmja rrugë për ta bërë këtë, është që ligji të bjerë, të rrëzohet me votim në Parlamentin e Republikës. Kjo nuk është shaka, ju jeni një nga iniciatorët e atij projektligji. Do të ishte nderin tuaj dhe të forcës politike që ju përfaqësoni ta sillni për votim dhe të gjithë deputetët e Parlamentit ta rrëzojnë me votën e tyre të lirë, të bindur se kështu i shërbejnë interesit publik”, tha Mima.

Mima, vuri në dukje, rrugën tjetër për të ndalur një herë e mirë importin e plehrave në Shqipëri.

“Së dyti , keni një kërkesë të opozitës, të legjislaturës së kaluar, e cila thotë se kjo cështje kaq madhore duhet ti drejtohet shqiptarëve, me anë të një referendumi . Sillni të validizuar kërkesën e opozitës për referendumin, lidhur me këtë cështje tejet të ndjeshme, dhe ta votojmë e ti hapim rrugë referendumit”, u shpreh Mima. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: importi i plehravePDpsthirrje
Pas

Foto e çuditshme e zyrtarëve amerikanë në Ballkan, hidhen përpjetë nga gëzimi. Mes tyre dhe Lu. Ç’të ketë ndodhur

Para

Zbardhet arsyeja pse 17-vjeçarja u vetëvar në një pishë në Pistë të Kukësit

Para
Vetëvaret 16-vjeçari në Vlorë, prindërit e gjejnë të pajetë brenda kasolles

Zbardhet arsyeja pse 17-vjeçarja u vetëvar në një pishë në Pistë të Kukësit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës, tregojnë “muskujt” në Paqësor

Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë, dy avionë Canadair ndihmojnë për shuarjen e zjarrit në Dukat

Përmet, zjarret rrezikojnë fshatrat Kutal dhe Kosinë

Kërkonte rikthimin në detyrë, KPA rrëzon kërkesën e prokurorit Saimir Bahiti

Shpërthen bombola e gazit në Fier, dy të lënduar

Zvicra planifikon të modernizojë rreth 8000 bunkerë të vjetër në të gjithë vendin

Pogradec/ Turistët holandezë kishin hyrë në liqen me kanoe, policia kufitare i nxjerr në breg me jet ski

“Ndërtimet pas 2020 nuk legalizohen”, Rama: Shkelësit në listë të zezë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.