08:50 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PD tregon skemën dhe zbulon emrin e gjyqtares që po ndihmon Ramën për kapjen e drejtësisë: Është personi kyç…

13:40 | 04/08/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD tregon skemën dhe zbulon emrin e gjyqtares që po ndihmon Ramën për kapjen e drejtësisë: Është personi kyç…

Partia Demokratike ka reaguar sërish lidhur me procesin e vettingut. Përmes një deklarate për shtyp zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka folur për tre pikat e errëta që zbërthejnë  skemën e Ramës për kapjen e Drejtësisë.

Duke iu referuar rastit të gjyqtares Brikena Ukperaj, gjyqtarja e Apelit në Vlorë, Zhupa tha se është vepruar me dy standarte.

Sipas PD arsyeja që gjqtarja e Vlorës kaloi vettingun edhe pse me pasuri të pajustifikuar është se ajo është personi kyç përmes së cilës Edi Rama kërkon të kapë Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.

Deklarata e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa

Prej të paktën një muaji, shqiptarët janë bërë dëshmitarë sesi vettingu është shndërruar në një proces që nuk pastron Pallatin e Drejtësisë, por mban në sistem gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, të lidhur me krimin e organizuar.

Brikena Ukperaj, gjyqtarja e Apelit në Vlorë është një nga rastet kur vettingu ka vepruar me dy standarde, duke ligjëruar pasuri të pajustifikuara të gjyqtares Ukperaj.

  • Mosjustifikimi dhe mungesa e një hetimi të thelluar nga organet e vettingut për një shtëpi në emër   të bashkëshortit;
  • Problemet për blerjen e një automjeti, për të cilin organet e vettingut nuk hetuan me vëmendje, si dhe
  • Mosverifikimi i plotë i ankimit të familjes Bodo kundër vendimit të dyshimtë për aferën e 200 hektarëve tokë në Karaburun, që favorizoi deputetin socialist Fidel Ylli;

Këto janë tre pikat e errëta të vendimit të organeve të vettingut, që po mban në sistemin e drejtësisë gjyqtarë të korruptuar.

Arsyeja përse Brikena Ukperaj ka kaluar shkallën e parë të vettingut, pavarësisht problemeve me pasurinë dhe vendimit për aferën e 200 hektarëve në Karaburun, shpjegohet me skemën e Edi Ramës për të kontrolluar Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Që skema e Ramës për kapjen e qeverisë së gjyqësorit të realizohet, gjyqtarja e Apelit të Vlorës duhet të shpallë kandidaturën për në KLGJ.

Brikena Ukperaj është person kyç në skemën e Edi Ramës, dhe po nxitet prej tij të aplikojë për ta zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Me shumë gjasë, gjyqtarja e Apelit të Vlorës, me pasuri të pajustifkuar, por e konfirmuar në detyrë, do të mbetet e vetmja kandidate potenciale për në KLGj, duke qenë kështu një kamikaze në këtë Këshill dhe zbatuese e qartë e skemës së Edi Ramës për të kapur sistemin gjyqësorë, vëcanërisht Gjykatën Antikorrupsion.

Me një gjyqtare lehtësisht të shantazhueshme për pasuritë e pajustifikuara dhe vendimet e dyshimta, Edi Rama e ka më të lehtë kapjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor akoma pa u ngritur, duke e shndërruar reformën në drejtësi në një farsë politike dhe duke shuar shpresat e shqiptarëve për një drejtësi që ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Qytetarët kanë të drejtë të dijnë se nëse procesi i vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, sot Brikena Ukperaj do të ishte shkarkuar nga detyra, si një nga gjyqtarët e korruptuar.

Partia Demokratike shpreh edhe njëherë shqetësimin se procesi i vettingut, i diktuar nga Edi Rama, po mban në sistem gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, në kundërshtim me pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë.

(B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: drejtesiaPD bRIKENA uKPERAJrama
Pas

FOTO/ Veliaj nuk e harron “vesin”, tani kopjon Kryetarin e Bashkisë së Oklahomës: Lidhe rripin Kiki…

Para

Aksionet e AKU, Panariti: Autoritet Policor apo Kombëtar i Ushqimit?! Kujdes, ata që falsifikojnë janë më të kujdesshmit…

Para
Aksionet e AKU, Panariti: Autoritet Policor apo Kombëtar i Ushqimit?! Kujdes, ata që falsifikojnë janë më të kujdesshmit…

Aksionet e AKU, Panariti: Autoritet Policor apo Kombëtar i Ushqimit?! Kujdes, ata që falsifikojnë janë më të kujdesshmit…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tarifat doganore, marrëveshje paraprake midis Uashingtonit dhe Pekinit! Gjykata e Apelit i lë në fuqi

FOTOT/ E rëndë në Francë! Nxënësi 14-vjeçar vret për vdekje asistenten e mësueses pranë shkollës, si ndodhi krimi

Dhuna në Los Angeles, vendoset gjendja e shtetrrethimit në qendër

SHBA-ja dhe Kina bien dakord për ‘kornizën’ tregtare pas bisedimeve në Londër

Lufta në Ukrainë/ Sulm masiv me dronë rus në Kharkiv, 2 të vdekur dhe 54 të plagosur

Detyronin vajzat të kryenin marrëdhënie me investitorë, drejtuesit e një kompani të “meditimit seksual” shpallen fajtore në gjyqin për punë të detyruar

Franca do të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 15-vjeç

Vijon ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 30-të për konstituimin e Kuvendit

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

BE me sanksione të reja ndaj Moskës, von der Leyen: Forca, e vetmja gjuhë që Rusia do të kuptojë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.