Partia Demokratike ka vijuar me denoncimet lidhur me atë që demokratët e quajnë “skandali” me të dhënat personale.
Nga selia blu sot ka dalë deputetja Albana Vokshi, njëherazi kryetare e Komisionit të Medias, e cila iu ka bërë thirrje prindërve e pacientëve të mos japin të dhënat e tyre personale.
PD e lidh kërkesën e dy ministrive me manipulimin që sipas demokratëve qeveria do të bëjë në zgjedhjet e ardhshme.
“Kur e paditëm këtë skandal në Prokurori nuk kishim aspak besim. Prokuroria është tepër e zënë më skandalin Xhafaj; prokuroria hesht se një hetim i pavarur do të çonte në zbulimin e të gjtiha skandaleve, atë të skemës për manipulimin e votave. Ligji europian për mbrojtjen e të dhënave personale ka kërkesa shumë strikte dhe kërkon deri edhe fshirjen e të dhënave ekzistuese në shkolla e më gjërë.
PD fton edhe njëhërë prindërit, mësuesit, infermierët, administratën të refuzojnë dhënien e të dhënave personale. PD-ja është e vendosur ta ndjekë këtë çështje me të gjitha format institucionale si dhe do ta adresojë në të gjitha institucionet përgjegjëse të BE-së për të frenuar këtë marrëzi me efekte jo vetëm elektorale, por me shumë gjasa edhe kriminale.”-tha Vokshi.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post