01:17 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

PD vijon akuzat: ja ç’thotë Konventa Europiane për ekstradimet. Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi gënjyen

14:25 | 11/05/2018
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD vijon akuzat: ja ç’thotë Konventa Europiane për ekstradimet. Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi gënjyen

PD ka vijuar me akuzat ndaj ministri të Brendshëm Fatmir Xhafaj se ka ndihmuar të vëllanë e tij për ti shpëtuar drejtësisë nëërmjet ndryshimit të nenit në kodin e proceurës penale.

Deputetët Alibeaj dhe Vardhi në një konferencë për shtyp nga selai blu dhe deklaruan se mos-denimi për krime nuk ëhtë në standartin e BE-së siç gënjejnë sipas tyre Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja.

“Nuk ka shqiptar që beson këtë gënjeshtër të trashë. Nuk ka shqiptar që beson se në Europë kur dënohesh me 7 vjet e dy muaj burgim për trafik droge nuk bën asnjë ditë burg.
Jo, ky nuk është standart Europian, ky është standarti mafioz Xhafaj, ku njëri vëlla merret me drogë dhe dënohet, vëllai tjetër përdor pushtetin politik si Ministër dhe si kryetar i komisionit të ligjeve për ta shpëtuar nga dënimi”, tha ndër të tjera Alibeaj.

Deklarata e Alibeajt 

Faktet dhe dokumentet zyrtare të publikuara dje e tregojnë qartë. Ndryshimi u kontrabandua nga Fatmir Xhafaj, me një qëllim të vetëm: I vëllai t’i shpëtojë drejtësisë. Ky është një krim i dënueshëm nga ligji shqiptar.

Në përpjekjen të dëshpëruar për të mbuluar këtë krim, Xhafa dhe kamikazët e tij kanë shpallur se shpëtimi nga vuajtja e dënimit për Agron Xhafaj, të dënuar si trafikant ndërkombëtar droge është standart europian. Se Agron Xhafaj duhet t’i shpëtojë drejtësisë, për shkak se kështu thotë Konventa Europiane e Ekstradimi???

Nuk ka shqiptar që beson këtë gënjeshtër të trashë. Nuk ka shqiptar që beson se në Europë kur dënohesh me 7 vjet e dy muaj burgim për trafik droge nuk bën asnjë ditë burg.
Jo, ky nuk është standart Europian, ky është standarti mafioz Xhafaj, ku njëri vëlla merret me drogë dhe dënohet, vëllai tjetër përdor pushtetin politik si Ministër dhe si kryetar i komisionit të ligjeve për ta shpëtuar nga dënimi.

Ja faktet që rrëzojnë këtë mashtrim kriminal dhe vetëm rëndojnë pozitën penale të Fatmir Xhafajt:
Konventa Europiane për Ekstradimin, që ka qenë në fuqi dhe është zbatuar, edhe përpara se të bëhej ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale, thotë krejt të kundërtën e asaj që deklaruan kamikazët e mazhorancës.

Konventa Europiane e Ekstradimit thotë shprehimisht se:

Ekstradimi mund të refuzohet, vetëm në ato raste kur Shqipëria mendon se procedurat e gjykimit në një cështje konkrete nuk përmbushin të drejtat minimale të mbrojtjes, të njohura për një person të akuzuar për një vepër penale. Në këtë rast, kërkohet garancia për rigjykim.
Nëse personit të dënuar në mungesë, i janë respektuar të drejtat minimale të mbrojtjes, por ai vetë ka zgjedhur që t’i fshihet drejtësisë, atëherë jo vetëm nuk kërkohet garanci për rigjykim, por sipas Konventës është e detyrueshme që të lejohet ekstradimi.

Kjo është Konventa. Ky është standardi europian.

 

Fatmir Xhafaj kërkoi prova që i vëllai i tij është i dënuar për trafik ndërkombëtar droge dhe Partia Demokratike shpalosi përpara çdo shqiptari vendimin e dënimit të vëllait në Itali, me 7 vjet e 2 muaj.

Pas këtij fakti tronditës, Fatmir Xhafaj u detyrua ta pranonte ekzistencën e dënimit, por u përpoq të shfaqësohej se ai nuk e ka ndihmuar dhe nuk po e ndihmon të vëllain që t’i shpëtojë drejtësisë.

Dje Partia Demokratike, provoi me fakte dhe prova, me dokumente zyrtare të shtetit shqiptar, sesi personalisht Fatmir Xhafaj, ka falsifikuar dokumentet zyrtare për të mundësuar që i vëllai t’i shpëtojë përfundimisht drejtësisë dhe të mos bëjë asnjë ditë burg, pavarësisht se gjykatat italiane e kanë dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim.

Fatmir Xhafaj përfitoi nga pozicioni i tij publik si Kryetar i Komisionit të Ligjeve, që të kontrabandonte dhe impononte në parlament, një dispozitë ligjore:
1. për të pamundësuar ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga Gjykata Italiane e Kasacionit.
2. Po ashtu, për të manudësuar njohjen e vendimit nga drejtësia shqiptare në mënyrë që vëllai i tij Agron Xhafaj të mos bëj asnjë ditë burg as në Shqipëri nga dënimi i tij nga drejtësia italiane për trafik droge.

Fatmir Xhafaj hesht. Ashtu siç heshti për pyetjet që i kemi bërë prej ditësh:

Pse nuk e zbaton vendimin e drejtësisë italiane për vëllain e tij të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Pse nuk vepron Operacioni “Forca e Ligjit” për vëllain e Fatmir Xhafajt?

Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga publikimi i dokumenteve zyrtare që provojnë në mënyrë të pakundërshtueshme, falsifikimin që Fatmir Xhafaj i bëri versionit të ligjit të miratuar nga Komisioni i Ligjeve, duke ndryshuar nenin që jep imunitet ligjor dhe liri të përjetshme vëllait të tij, Fatmir Xhafaj nuk ka folur asnjë fjalë.

 

Pas

Apeli në ‘’Fax news”, qytetarët ofrojnë ndihmë për 26-vjeçarin Redis Sabaj që vuante nga një sëmundje e rrallë

Para

Jepet vendimi final për Artur Zoton, sa vite burg i dha Gjykata

Para
Jepet vendimi final për Artur Zoton, sa vite burg i dha Gjykata

Jepet vendimi final për Artur Zoton, sa vite burg i dha Gjykata

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.