Partia Demokratike ka zbardhur takimin që u mbajt më herët mes kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kryedemokratit Sali Berisha.
Sipas asaj që bën të ditur zyra e shtypit të PD-së, në takim morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe deputeti Petrit Vasili.
Në takim njoftohet se u diskutua dhe u ra “plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, iniciativat parlamentare” dhe në protestat kundër qeverisë.
Njoftimi per shtyp i PD
Sot në Selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një takim mes Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë së Lirisë zotit Ilir Meta.
Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zoti Flamur Noka dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.
Në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, inisiativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës.
Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë.