Mesila Doda, sekretarja e përgjithshme e PDIU-së e ftuar në Faxnews ka komentuar largimin e kësaj force politike pa asnjë deputet, drejt opozitës së bashkuar.
Një ditë pasi kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në Këshillin Kombëtar vendosi largimin përfundimtar nga aleanca me mazhorancën, Doda vazhdon me të njëjtën linjë duke u shprehur se rëndimi i situatës së shqiptarëve dhe mosrespektimi i çështjes çame në marrëveshjen me qeverinë, janë arsyet kryesore.
“Ky është thelbi ndaj mendoj që lajmi i ditës është nisja e negociatave të opozitës me PDIU-në. Njëra ka të bëjë për çështjen çame dhe dëgjuam para pa kohësh që PS përdori këtë për t’u ulur në tryezë me grekët. Në tavolinë me fqinjët mund të uleshim në çdo moment. Nuk janë histori me dhimbje që mun t’i përdorësh sot për t’u ulur në tavolinë me fqinjët. Ndërkohë kryeministri grek përsërit disa herë që çështja çame nuk ekziston.
Nga ana tjetër mos harrojmë anën agresive, Rama në mënyre kriminale ndërhyri në gjithë procesin për të marrë votat e PDIU-së. 76 mijë vota nuk përfaqësohen në parlament sepse Rama o i ka grabitur ose i ka blerë.
Nga ana tjetër ka patur një goditje e tillë dhe mospërfaqësim i alencës. Është një gjendje që vjen duke u rënduar. Ka njerëz që ikën nga ky vend sikur është vendi më i keq në botë dhe jo atdheu i tyre. Do mbeten vetëm të moshuarit sepse të rinjtë dhe forcat punuese ikin sapo kanë mundësinë. Në Shqipëri nuk ndodh, sepse kryeministri bën paradë së fundi ka filluar të bëjë edhe bamirësi. Kryeministri duhet të ndihmojë me akte ligjore dhe jo të dalë si bamirës, sikur i paguan vetë nga xhepi i tij. Ka filluar një rëndesë dhe ngarkesë fiskale që po rëndon gjithë shtresën e mesme, e cila po varfërohet”, tha ajo.
Sekretarja e PDIU-së foli edhe për marrëveshjen me opozitën duke u ndalur te parimet e kësaj e force, gjithashtu ajo theksoi që po ecën në mënyrën e duhur.
“Ende nuk kemi negociuar për çështjen e marrëveshjes. Qëndrojmë me parimin që nuk mund të kemi zgjedhje me këtë qeveri dhe këtë kryeministër. Mazhoranca që ka dalë nga votat e vjedhura vazhdon të krijojë vetëm krim dhe korrupsion. Për sa i përket kandidatëve vendi është në situatë emergjente. Kemi vendosur të jemi në një alenacë parimore, kandidatët ende nuk i kemi diskutuar.
Mendoj që në këtë momente të kemi akte reale dhe mënyrë për të zgjidhur këtë çështje. Nëse nuk ka një zgjidhje të përbashkët, normalisht nuk mund të ketë edhe asnjë marrëveshje. Por gjërat po shkojnë në mënyrën e duhur”, u shpreh Mesila Doda.
(J.D/Faxweb.al)