00:06 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PDIU i reagon presidentit grek: Përballë do na kesh. Sa të jetë gjallë, qoftë dhe një shqiptar i vetëm Çështja Çame do të ekzistojë

19:23 | 05/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
PDIU i reagon presidentit grek: Përballë do na kesh. Sa të jetë gjallë, qoftë dhe një shqiptar i vetëm Çështja Çame do të ekzistojë

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar pas deklaratave të presidentit grek Prokopis Pavlopulos i cili u shpreh se çështja came nuk ekziston dhe se Shqipëria duhet të mbyllë gojën për këtë çështje nëse do të integrohet në BE.

PDIU bën thirrje që shteti shqiptarë të reagojë lidhur me këto deklarata skandaloze të presidentit grek, ndërsa deklaratave kërcënuese të Pavlopulos u përgjigjet se “Sado të kërcënosh me veto, pa veto, me ushtarë e pa ushtarë, Çështja Çame ekziston, përderisa ne bijtë e Çamërisë marrim ende frymë.
Nëse na do përballë, përballë do na kesh”

REAGIMI I PLOTË:

Deklaratë e PDIU dhe “ Shoqatës Patriotike Atdhetare Çamëria”

Nuk është qëllim, as mision që t’i përgjigjemi çdo lloj marrëzie që na dëgjojnë veshët nga politikanët e vendit fqinj.
Por, kur deklaratat e përroit psiqik vijnë nga kreu i shtetit, Grek ,Prokopis Pavlopulos, atëherë dy fjalë duhen thënë. 
Rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian nuk mund të kalojë nga lindja, por kalon nga Perëndimi. Aq më shumë kalon nga vlerat evropiane. Nëse Shqipëria do të heshte përballë shkeljes së të drejtave të njeriut ajo nuk do ta kishte kurrë vendin në BE.
Prandaj, të drejtat e njeriut të shqiptarëve të Çamërisë duhet të jenë devizë e politikës sonë të jashtme.
PDIU I bën thirrje qeverisë shqiptare të reagojë përpara këtyre deklaratave të papranueshme.
Është e tepërt heshtja përballë fyerjes dhe përbuzjes.
Autoritetet shqiptare duhet të tregojnë minimumin e dinjitetit dhe të interesit kombëtar duke reaguar ndaj fyerjeve, përndryshe turpi i bjerrjes së interesave kombëtare do t’i ndjekë nga pas përjetë. 
I trimëruar, pse gjendej i rrethuar nga uniforma ushtarake, Presidenti grek me rol ceremonial brenda institucioneve të vendit fqinj, kërcënoi Shqipërinë me mundësinë e përdorimit të vetos për integrimin europian, nëse Tirana guxon dhe e përmend Çështjen Çame.
Madje, ai shtoi se të përmendësh çamët në ditën e Holokaustit, është diçka paradoksale, duke thënë thagmën se çamët jo vetëm kanë bashkëpunuar me nazistët, por paskan zhdukur edhe popullsinë hebreje.
Ky politikan që teorikisht duhet të përfaqësojë garantin e Kushtetutës dhetë gjithë qytetarëve shtetas të Greqisë (pra dhe të minoritetit shqiptar dhearvanit në këtë vend), është hakërruar ndaj Shqipërisë si të jetë një militant nazist i “Agimit të Artë”.
Çështja Çame është gjallë, ekziston dhe do të mbetet e këtillë, derisa të zgjidhet.
Ka vetëm një rrugë që Çështja Çame të mos ekzistojë; të zhduken nga faqja e dheut shqiptarët e Çamërisë, ata që janë ende gjallë dhe i mbijetuan genocidit shovinist grek, por dhe ata që erdhën më pas.
E vetmja mënyrë që zoti Pavlopulos ka që të thërrasë deri në në kupë të qiellit që ne, çamët nuk ekzistojmë, është të na eleminojë të gjithëve, të çojë deri në fund veprën mizore të Napoleon Zervës.
Përndryshe, sa të jetë gjallë, qoftë dhe një shqiptar i vetëm Çështja Çame do të ekzistojë, do apo nuk do Prokopi dhe soji i tij.
Përsa i përket popullsisë së martirizuar hebreje dhe Holokaustit është mirë t’i kujtojmë Presidentit grek, 25 marsin e vitit 1994, ku nën drejtimin e kryeministrit kuisling grek, Joani Ralli u çuan brenda tre orësh në kampet e shfarosjes naziste 1725 hebrenj të Epirit, mes të cilëve dhe shqiptarë të Çamërisë.
Vetëm tre orë ju desh parardhësve të Pavlopulosit për të bërë gjëmën.
Prandaj, ja ku po i themi Presidentit “trim”: Sado të kërcënosh me veto, pa veto, me ushtarë e pa ushtarë, Çështja Çame ekziston, përderisa ne bijtë e Çamërisë marrim ende frymë.
Nëse na do përballë, përballë do na kesh!

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: PDIU-presidenti grek
Pas

Intermedica, inovacion në Alergologjinë Molekulare

Para

Denoncimi/ “Terror shtetëror me narkopolicë”, çfarë po ndodh në Lazarat

Para
Denoncimi/ “Terror shtetëror me narkopolicë”, çfarë po ndodh në Lazarat

Denoncimi/ “Terror shtetëror me narkopolicë”, çfarë po ndodh në Lazarat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.