Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, i ftuar në “Opinion” për të folur mbi vendimin e Opozitës për djegien e mandateve parlamentare u shpreh i bindur se opozita nuk do të djegë madatet.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse do të pranojë maxhoranca një tryezë të thirrur nga Presidenti i Republikës për zgjidhjen e ngërçit si në raste të ngjashme, Balla ka hezitur fillimisht ti përgjigjet pyetjes, ndërsa më pas është shprehur se asnjëherë nuk mungon dëshira për të dialoguar me Partinë Demokratike dhe LSI-në
“E para duhet të sqarojmë korrekt me teleshikuesit, ajo që është shumë e rëndësishme është se nuk kemi të bëjmë me djegë por me dorëheqje individiuale të deputëteve. Unë them dhe kam bindjen që nuk e kanë seriozisht, kam bindje personale që nuk do të ndodhë. Ky është një proces që do të zgjasë disa muaj, flas për zëvendësimin e deputetëve, sepse dhe ata që do të vijnë do të jenë deputetë të opozitës. Dy parti kanë mandate, kurse PDIU mbështet maxhorancnë dhe nuk do ti dorëzojë mandatet. Asnjëherë nuk mungon nga ana jonë dëshira për të dialoguar me Partinë Demokratike dhe LSI-në. Jemi të gatshëm për tu ulur me PD për Reformën Zgjedhore. Edhe një gjë zgjedhjet e përgjithshme do të zhvillohen vetëm në vitin 2021.”- tha Balla.