Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, më në fund përgjigjet për moszgjedhjen e tij si anëtar për komisionin ad hoc për vettingun dhe propozimin e PS-së për ta trajtuar PDIU-në si minorancë.
“Ajo që më bën përshtypje nuk ka të bëjë me mënyrën si u menaxhua, por për diçka aq të rëndësishme siç është Reforma në Drejtësi… nuk mund të fillonte zbatimi i sistemit të Vettingut me diçka të tillë. Kjo është ajo që më bëri më shumë përshtypje në fakt.
Nuk mund të ndahet opinioni që dy partitë e mëdha të kenë mazhorancën, tre nga mazhoranca dhe tre nga opozita. Dhe ne paraqitëm kandidaturën tonë.
Mund të kishim një rast tjetër që të kishim 5 parti të mazhorancës, pse kjo ide.
Unë kam shkuar më pas, desha të shoh si bëhen votimet, u arsyetua nga një zonjë e nderuar që kishte në dorë një libër, mund të prisja të ishte një libër tjetër por ishte Kushtetuta, e cila hodhi idenë që PDIU të trajtohet si minorancë meqë para 2013-ës ka qenë aleate e opozitës.
Ne jemi pjesë e Aleancës që prej vitit 2013-të dhe e përfaqësohemi në kabinetin qeveritar me zëvendësministra, që në raste të veçanta marrin edhe rolin e ministrit.
Në fund fare ne nuk pranuam. Në këto kushte doli ideja që të vazhdoja të garoja në pjesën e mazhorancës.
Në nuk pranuam dhe ishin edhe disa anëtarë të tjerë të mazhorancës të cilët e menduan qesharake.
Nuk patën justifikim të thoshte ne e bëmë për këtë arsye se ishte dicka e shëmtuar në fakt.
Reforma në Drejtësi, është një proces shumë serioz dhe pas gjithë kësaj presim rezultatet.
Nuk e pranoj dot logjikën se dikush që ka më shumë mandate, sepse po të ishte kështu i merrte mazhoranca tre të vetat dhe opozita të vetat.”, shprehet Idrizi.
Deputetët e Kuvendit në seancën plenare të së martës, pa opozitën miratuan kandidaturat e dy anëtarëve të PS-së Vasilika Hysi, Ulsi Manja dhe atë të LSI-së, Luan Rama.
Votimet:
Ulsi Manja- 78 vota pro, 1 kundër, 1 abstenim
Vasilika Hysi- 80 pro, 1 kundër, 1 abstenim
Luan Rama- 85 pro, 1 abstenim
Shpëtim Idrizi- 23 pro, 7 kundër, 50 abstenim (nuk miratohet) (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post