Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar ditën e sotme se partia e tij do ta mbështet çdo vendim të kryeministrit Haradinaj për Demarkacionin me Malin e Zi.
“Nuk mund t’ju them se cila do të jetë qasja për vijën e kufirit të Kosovës me Malin e Zi dhe qeveria e re do duhej ta adresonte. Por çdo qasje e Haradinajt do të ketë mbështetjen e PDK-së. Kam besim të plotë që Haradinaj, si lider që është, do të dalë me propozim konkret dhe PDK do ta ofrojë një zgjidhje”, tha Hoxhaj.
Ndërkohë, Haradinaj ka thënë sot se kufiri me Malin e Zi është në Çakorr dhe Kullë, duke treguar kështu se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket demarkacionit me shtetin fqinj.
(S.SH/Shuplaka)