02:46 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni

PDSH: Dokumenti i partive shqiptare nuk përmban lirinë, barazinë dhe drejtësinë!

20:33 | 09/01/2017
në Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
PDSH: Dokumenti i partive shqiptare nuk përmban lirinë, barazinë dhe drejtësinë!

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, ka njoftuar se në mbledhjen e mbajtur sot ka analizuar dokumentin e deklaratës së përbashkët të partive BDI, Aleanca për shqiptarët dhe Besa.

Sipas PDSH-së, ky dokument nuk përmban kërkesat themelore të shqiptarëve që janë liria, barazia dhe drejtësia.

”Ky dokument nuk i përmban kërkesat thelbësore të shqiptarëve në R.M. Përveç zhurmës folklorike dhe fotografimeve plot zgërdhirje të 6 bajraktarëve, shqiptarët nuk fituan asgjë, përveç një deklarate që vetëm modifikon kushtet e robërisë aktuale. Shqiptarët në fakt me këtë Deklaratë, kuptuan edhe të vërtetën tjetër , kuptuan që “sharjet” e Besës dhe të Ziadinit gjatë fushatës zgjedhore për politikën antishqiptare të BDI-së që po burgoste e shfaroste shqiptarët, ishin vetëm si ai manifestimi i xhelozisë për një dashuri që nuk e ke.”

Madje, sipas PDSH-së, prej 16 vitesh tashmë, po vërtetohet se barazia dhe drejtësia, nuk vijnë përmes Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës.

Ky është arsyetimi i PNSH-së:

“Ky dokument nuk i përmban kërkesat thelbësore të shqiptarëve në R.M. Përveç zhurmës folklorike dhe fotografimeve plot zgërdhirje të 6 bajraktarëve, shqiptarët nuk fituan asgjë, përveç një deklarate që vetëm modifikon kushtet e robërisë aktuale. Shqiptarët në fakt me këtë Deklaratë, kuptuan edhe të vërtetën tjetër , kuptuan që “sharjet” e Besës dhe të Ziadinit gjatë fushatës zgjedhore për politikën antishqiptare të BDI-së që po burgoste e shfaroste shqiptarët, ishin vetëm si ai manifestimi i xhelozisë për një dashuri që nuk e ke.

Ata që e kanë analizuar me vëmendje Deklaratën, e kanë kuptuar tashmë se liria, drejtësia, apo barazia për shqiptarët nuk ofrohet përmes pikave të saj. Liria, barazia dhe drejtësia, fitohen vetëm me ndryshimin e statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve në Maqedoni, me Parlament dy dhomash , me vendimmarrje konsensuale mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe më e rëndësishmja, me ndarje të drejtë dhe të barabartë të buxhetit. Tashmë 16 vite me radhë, po bëhet e qartë se barazia dhe drejtësia, nuk vijnë përmes Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës. Ardhmëria e vendit nuk mund të ndërtohet mbi një marrëveshje të vdekur dhe mbi një Kushtetutë jo funksionale që nuk ka fuqi mbi ligjet.

Deklarata as nuk e zyrtarizon gjuhën shqipe, e as nuk ka asnjë kërkesë apo plan konkret e të afatizuar, përveç fjalisë së bërë bajat tashmë të nënshkruesit kryesor të saj , që me fjalë gjuhën shqipe e zyrtarizon në çdo cikël zgjedhor. BDI edhe të tjerët që e vunë firmën mbi këtë deklaratë, treguan se nuk e kanë fare problem të zyrtarizojnë gjuhën shqipe sipas mënyrës së Ali Ahmetit, pra vetëm në mënyrë deklarative. Por tashmë ata e bënë të qartë se fjalët për zyrtarizimin e shqipes edhe kësaj radhe ishin vetëm retorikë zgjedhore dhe asnjëri prej tyre nuk ka as plan e as ide se si ta bëjë shqipen të barabartë me gjuhën maqedonase”. (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: parti shqiptarepdsh
Pas

Gazetari sfidon temperaturën -7 gradë, zhvishet në majën e Dajtit (VIDEO)

Para

Carli Lloyd, futbollistja më e mirë e vitit 2016 (VIDEO)

Para
Carli Lloyd, futbollistja më e mirë e vitit 2016 (VIDEO)

Carli Lloyd, futbollistja më e mirë e vitit 2016 (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.