Të enjten 24 Tetorit Parlamenti Evropian do të votojë një rezolutë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Plenarja PE vendosi pas një votimi me ngritjen e duarve.
“Debati për deklaratat e Këshillit Evropian për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë do të përfundojë me një rezolutë që do të votohet të enjten”, saktësoi kryetari i Parlamentit Evropian David Sassoli, shkruan media italiane ANSA
Kjo vjen pas refuzimit që Francë në veçanti i bëri Shqipërisë dhe maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave duke përdorur si argument nevojë së pari të reformimit të vetë procesit të zgjerimit, por edhe fluksit të emigrantëve shqiptar që kërkojnë azil.
(F.GJ/FAXWEB.AL)