21:02 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PE seancë të posaçme: Si po dështojnë koncesionet PPP në Ballkan

08:32 | 26/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
PE seancë të posaçme: Si po dështojnë koncesionet PPP në Ballkan

Dy raporte të rëndësishme të shoqërisë civile mbi problemet e shkaktuara nga Partneritetet Publike Publike (PPP) do të paraqiten në Parlamentin Evropian sot më 26 nëntor. Fillimi i seancës do të pasohet nga një panel diskutimesh me pyetje nga audienca për financimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturës brenda Bashkimit Evropian, në Evropën Juglindore dhe njoftoi Eurodad, Organizata Europiane për Monitorimin e Borxhit.

Që në titull raporti pohon se projektet e partneritetit publik privat konsiderohen si dështim. “Si po dështojnë partneritetet publike private” është titulli i raportit të parë, i ndjekur nga i dyti- “A mund të përmirësohet infrastruktura pa rritur borxhin publik”.

Eurodad njoftoi se Raportet që do të prezantohen në Parlamentin europian janë:

– Historia e PPP-ve- Si Partneritetet Publike Publike janë duke dështuar. Raporti është koordinuar nga Eurodad

– Partneritetet Publike-Private dhe Koncesionet në Evropën Juglindore: A mund të përmirësohen infrastrukturat pa rritur borxhin publik? Përvoja e Monitorimi i Financave Publike të Ballkanit.

-Aktiviteti është iniciuar nga Eurodad, Global Progressive Forum (GPF) dhe Deputeti Enrique Guerrero Salom, anëtar i Komitetit të Zhvillimit në Parlamentin Europian.

Do të prezantohet gjithashtu studimi i rastit në Serbi, “Partneritetet publike private dhe koncesionet në Evropën Juglindore: A mund të përmirësohet infrastruktura pa rritur borxhin publik?”.

Më herët, një audit i Gjykatës Europiane të Llogarive gjeti shkelje të rënda  këtë vit me ndikim në kosto në disa investime me Partneritet Publik Privat që ishin ndërtuar me fonde të BE-së. Autostradat e ndërtuara në Europë patën rënie të madhe të trafikut pasi nisi pagesa. Projekti në Meurthe-et-Moselle (Francë) kishte të ardhura pothuajse 50% nën pritshmëritë dhe në Irlandë gjithashtu në projektin NBS, trafiku ishte 69% më pak se parashikimi, sipas një analize që bëri Gjykata Europiane e Llogarive për autostradat e ndërtuara me koncesion PPP në Europë.

Meqenëse PPP-të kanë pasoja afatgjata për gjeneratat e ardhshme, përzgjedhja e tyre kërkon analiza dhe argumente të forta, shprehen auditorët e BE-së. Për të shmangur kostot për brezat, praktikat e mira të menaxhimit zakonisht marrin në konsideratë kryerjen e analizave krahasuese midis opsioneve të ndryshme të prokurimit dhe PPP-ve

Ja si dështoi një projekt PPP në Greqi

Projekti qendror i autostradës E-65 në Greqi kur nisi fillimisht kishte shumë pak shpresë te trafiku (vetëm 4 832 automjete në ditë, trafik i pamjaftueshëm për të justifikuar ndërtimin e një autostrade sipas kritereve të shëndosha të menaxhimit financiar).

Në vitin 2013, vlerësimi i trafikut u reduktua edhe më tej në 1 792 automjete në ditë, pra më shumë se 63% nën vlerësimin fillestar. Përkundër kësaj, specifikimet e autostradës u vendosën pa marrë në konsideratë nëse kishte një mundësi me më pak kosto për ndërtimin e saj.

Për më tepër, fushëveprimi i projektit është reduktuar ndjeshëm. Vetëm pjesa e mesme (79 km) e autostradës së planifikuar është aktualisht në ndërtim e sipër, por në Veri dhe Jug nuk lidhet me rrugët e tjera ekzistuese. Pa këto lidhje, nivelet e ardhshme të trafikut ka të ngjarë të jenë shumë më të ulëta. Projektet e audituara në Greqi treguan se pjesa e rrezikut për partnerin privat është tepër e lartë, si për shembull me autostradën Olympia.

Auditorët pohojnë se për të qenë të suksesshme, PPP-të kërkojnë korniza, si dhe procese ligjore dhe institucionale të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse. Për më tepër, PPP e suksesshme e PPP varen në një masë të madhe nga kapaciteti administrativ i autoriteteve përgjegjëse./Monitor.

 

 

Etiketa: KONCENSIONET NE bALLKANpeSI PO DESHTOJNE
Pas

Mbledhja në Pejë, ja dy temat që do të dominojnë takimin Kosovë-Shqipëri

Para

Prej afro dy muajsh në kërkim nga policia, Elvana Gjata merr vendimin drastik (Foto)

Para
“I dashuri i Elvanës një dele, po të mos isha unë ‘Kokëmadhi’ do kishte vdekur”, zbardhet dëshmia e Ervis Martinajt

Prej afro dy muajsh në kërkim nga policia, Elvana Gjata merr vendimin drastik (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.