Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro vetëm pak orë më parë ka bërë një postim në “Twitter” në lidhje më kryebashkiakurn e Tepelenës, Tërmet Peçin. Duke bërë “share” një shkrim për kryebashkiakun e Tepelëns Kumbaro shkruan: Tërmeti i vërtetë si tërmeti dhe bio për komunitetin, Tepelenë ç’e pate fat.
Kjo ka mjafuar që të reagojë edhe gazetari Bledian Koka ku shprehet se ministrja e kulturës adhuron Tërmet Peçin, publiçitarin e Tepelenës. Sipas tij të nisësh ditën duke adhuruar modelin e Tërmetit duhet të kesh mungesë të theksuar turpi dhe karakteri, dhe kur të mos mjaftojë kjo duhet t’i shtosh edhe pak paftyrësi.
“Termeti 8 ballesh… Ngrihesh ne mengjes dhe e para gje qe lexon ne Facebook eshte ministrja jote e Kultures qe adhuron Termet Publiçitarin e Tepelenes. Ajo ministrja qe ende ska thene nje fjale per djegien e Bibliotekes Kombetare, qenka lumturuar me pllakat majolike te ngulura ne zemer te Kalase se Tepelenes si syte e vet. Ta nisesh diten duke adhuruar modelin e Termetit duhet te kesh mungese te theksuar turpi dhe karakteri, dhe kur te mos mjaftoje kjo duhet ti shtosh edhe pak paftyresi… Ndoshta eshte kjo arsyeja qe ministrja me e paafte qe ka ky palo kabinet mbijeton, sepse nje arsye normale nuk do te impresionohej qe ne sabah nga rrefimi publiçitar i nje njeriu qe e pranon edhe vete qe nuk e ka idene se per cfare flet. p.s…omg cfare kemi bere te merituar kete?!…”, shprehet gazetari. (J.V/Shuplaka)