Në Landfillin e Sharrës student dhe pedagogë të Universitetit Politeknik të Tiranës të cilët ndjekin studimet master për “menaxhim energjie” realizuan një vizitë ku u njohën nga afër me të gjitha pikat e trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve të ngurta në këtë Landfill. Pedagogu i fakultetit të Inxhinierisë Mekanike Edmond Zeneli, tha se gjatë inspektimit të Zonës së Trajtimit të Mbetjeve janë të impresionuar nga ndryshimi dhe teknologjia e përdorur, e cila është në përputhje të direktivave evropiane.
Një tjetër grup studentësh dhe pedagogësh që bën Zonën e Trajtimit të Mbetjeve të kryeqytetit, pjesë të studimeve të tyre ishte dhe ekipi i studentëve të masterit shkencor “Energjitë e rinovueshme”, i cili realizohet ne bashkëpunim me Universitetin e Hoenajmit në Gjermani dhe Universitetin Bujqësor në Tiranë. Edhe për përfaqësuesit e këtij projekti midis dy universiteteve, ndryshimet e realizuara nga shoqëria koncesionare Integrated Energy në Sharrë janë të dukshme, që nga gjelbërimi dhe deri tek landfillet e reja, të cilat janë ndërtuar sipas llojeve të mbetjeve që do të trajtohen.
Administratorja e shoqërisë IEBV theksoi se bashkëpunimi me universitetet është i hapur dhe thelbësor.
Shoqëria koncesionare IEBV lider në trajtimin e mbetjeve prej vitit 2018 menaxhon dhe trajton mbetjet e ngurta me standartet më të larta evropiane të qarkut të Tiranës.