Si çdo ditë, edhe sot demokratët kanë vazhduar të ftojnë në debat profesionistë. Në krahë të Lulzim Bashës sot janë ulur pedagoget Belina Budini, Orjola Pampuri, Leonard Boduri, Përveç tyre janë ulur në këtë arenë debati edhe studentë.
Mirëpo Basha, nuk ka hezituar të ”ngacmojë” Bodurin, i cili është njëkohësisht edhe regjisori i ”Disko Lajme” në ”ABC News”.
”Të mos e vazhdojmë me modesti, je Leonard Boduri, regjisori i Disko Lajmeve”, i ka thënë Basha, Bodurit, i cili ka ironizuar më pas ”arritjet” e qeverisë.

BISEDA NË ARENËN E DEMOKRATËVE:
Boduri: Leonard Boduri, pedagog…
Basha: Të mos e vazhdojmë me modesti, je Leonard Boduri, regjisori i Disko Lajmeve.
Boduri: Shpresoj të mos na kërkojnë paratë e reklamës…(Qesh)
Unë do ta filloj me arsyet pse jam këtu. Unë vij këtu jo për dështimet e qeverisë, por për sukseset e qeverisë. Ky kryeministër, ka arritur të ulë çmimin e energjisë, nga 7.7 në 10 lekë. Doni arritje të tjera? Ju akuzoni qeverinë që ka mbjellë me kanabis gjithë Shqipërinë, unë nuk jam dakord, ka mbjellë, por ka ngulur dhe shkulur palma në autostradë.
Çështja është që nuk ka hapur 300 mijë vende pune, por ka ngritur kullën në Korçë. Jam dakord me Z.Blushi që të ndajmë Rilindjen nga PS-ja.
Por të bëhemi seriozë, aryet që jam këtu janë serioze:
1.Vota e lirë. Vota e lirë nuk është çështje e opozitës apo Z.Basha, por e të gjithëve ne!
Çështja e dytë ka të bëjë me lirinë e medias. Qeveria e shkuar ka qenë afër disave dhe kundër disa të tjerave, kjo qeveri ka një taktikë ndryshe, kjo qeveri tenton t’i blejë të gjitha mediat, nëse dikush nuk bindet, qeveria të bën ”Rrethimin e Krujës” që të vesh atje ku ajo do.
TVSH edhe më përpara ka bërë tellallin e qeverisë, të Nanos, Berishës, a do ta lejojmë ne pse ka qenë kështu?! Ne ta justifikojmë dhe të themi të vazhdojë kështu, ndërkohë RAI është kritike me qeverinë, BBC-ja kritike me qeverinë që janë televizione shtetërore.
Unë nuk jam këtu për të mbështetur opozitën, jam për të mbështetur kauzat e kësaj opozite. Nëse kjo opozitë nesër do shkelë këto kauza, unë do jem i pari që do ngre një çadër në këtë vend!” (V.G/SHUPLAKA)
Discussion about this post