Pedagogu dhe aktivisti, Arlind Qorri ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax Neës ku foli rreth situatës në arsimin e lartë ndërkohë që ditën e sotme ka nisur edhe viti i ri akademik 2019-2020.
Qorri tha se në konviktet që ka rikonstruktuar qeveria është bërë vetëm makiazh, ndërsa shtoi se premtimet për plotësimin e kushteve të studentëve ishin vetëm propagandë që sipas tij bëhej në ambiente ku përballë kishte ose njerëz që nuk ishin studentë, ose studentë partie.
“Në konviktet që ka promovuar qeveria si të rikonstruktuara, është bërë vetëm makiazh. Dëgjesat që bën qeveria nuk janë për t’u dëgjuar. Qeveria kur bën dëgjesa, ata që janë aty brenda ose nuk janë studentë ose janë studentë parti për të ofruar një podium të përhapjes së propagandës. Karta e Studentit lejonte këta të fundit të hynin pa bileta në Kopshtin Botanik, por sot bashkia dhe qeveria duan ta asgjësojnë këtë hapësirë”.
Pedagogu foli edhe për funksionimin e brendshëm të universiteteve duke treguar se studentët janë të përjashtuar nga proceset vendimmarrëse ndërsa nuk i kurseu akuzat për kolegët e tij.
“Librat akdemik janë të shtrenjtë dhe bëhet një abuzim i madh nga ana e disa pedgogëve. Nuk kanë ndërmend të marrin asnjë masë për parandalimin e këtij fenomeni. Zgjedhjet politike në Shqipëri janë lule në krahasim me zgjedhjet brenda Universitetit. Mijëra studentë janë të përjashtuar nga ky proces. Një pedagogu mbase i shërben një universitet i keq, sepse fundja paguhet, por një studenti nuk i intereson asnjëherë një universitet i keq”.
Por kush është përgjëegjës për situatën në të cilën ndodhet arsimi i Lartë? Qorri i përgjigjet kësaj pyetje duke e hedhur vëmendjen larg në kohë por që sipas tij, ka ardhur duke e kalbëzuar sistemin dhe produkti është ky që është. Si argument përdori (pavarësisht se nuk përmendi emra), kolegë të tij që mbajnë prej dekadash poste drejtuese në Universitete pa sjellë asnjë produkt, ndërsa kujtoi edhe lidhjet e tyre me politikën.
Qorri thotë se një është burimi kryesor, sipas tij nis që në vitet ’90, ku theksoi se disa akademikë janë bërë feudal pasi drejtojnë në poste të ndryshme universitetet prej 20 vitesh, duke shtuar se e kanë kalbur jetën universitare. “Qeveritë ndërrohen dhe nuk janë vetëm ato përgjegjëse, por përgjegjës kryesor janë ata që drejtojnë universitetet prej dekadash, ndryshojnë postet nga dekan në rector, e nga rector në dekan, por që gjithnjë drejtojnë jetën akademike. Këta normalisht bashkëpunojnë me qeveritë dhe politikën. Universitetet janë kapur nga drejtues feudal.”
Ndërkohë Qorri tha se minitrat që kanë drejtuar arsimin kanë përgjegjësi morale dhe ligjore për firmat që kanë hedhur deri më tani, ndërsa theksoi se dorëheqja e Lindita Nikollës nuk solli asnjë ndryshim.
“Detyra jonë është që që të ushqejmë ose dëshpërimin, ose rrevoltën, dhe mendoj se përkrahja dhe ushqyerja e rrevoltës do të sjellë vendosmërinë për të mos u ndalur para asgjëje e jo vetëm anullimit të ligjit për arsimin e lartë. Qeveria ka si justifikohet për herën e parë se thotë se kemi marrë disa masa, por nëse një qeverie i bie narrativa, kaq do ta kishte”, shtoi pedagogu.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/417848458933104/
(F.GJ/FAXWEB.AL)