16:19 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pedagogët vendosin protestë pa afat, ja vendimi që kanë marrë sot

12:04 | 06/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pedagogët vendosin protestë pa afat, ja vendimi që kanë marrë sot

Dekani i fakultetit të Histori-Filologjisë, Sabri Laçi tha përpara gazetarëve se shpreh angazhimin e tij dhe të stafit akademik për zgjidhjen e problemeve që kanë studentët.

Ai bëri të ditur se deri në fillim të javës së ardhshme do të vijohet në këtë formë siç është bërë deri më sot, ndërkohë që nga e hëna tha ai, është vendosur që një ditë në javë do të zhvillohet protestën nga pedagogët.

“Kjo javë vijon të shoqërohet me protesta në mjediset e fakulteteve dhe kjo do të thotë të jemi të gjithë në institucion por jo të bëjmë mësim. Ndërkohë që nga java e ardhshme  do të jemi në protestë një ditë në javë lidhur me problemet që ka ligji i arsimit të lartë, me autonominë e universitetit etj. Kemi vënë re se ka një mospërfillje ndaj kërkesave tona. Ne kemi shprehur rezervat tona që në fillim kur po përgatitej ky ligj. Kjo ishte mbledhja e asamblesë së stafit akademik, ndërsa studentët kanë protestën e tyre. Ata në mënyrë qytetare vijojnë protestën e tyre në kërkim të plotësimit të kërkesave që kanë paraqitur. Ata me sa kuptoj unë presin nga qeveria zgjidhjen e problemeve që kanë parashtruar”, – deklaroi dekani ndër të tjera.

Ai tha se zgjidhja për të zëvendësuar orët e humbura është diçka që i përket universitetit dhe kjo mund të realizohet sipas tij, duke bërë mësim gjatë ditëve të pushimit.

Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë e trupës akademike për tu shprehur nëse ju kërkohet rreth problemeve që ka ligji i arsimit të lartë.

“Kemi vënë re që nuk ka një dispozicion të shprehet nga institucionet qeverisëse për ndryshime thelbësore në këtë ligj.

Studentët kanë protestën e tyre.

Studentët janë të ndarë në kategori, sipas këndvështrimit tonë. Ka një pjesë që qëndron stoik në ambientet e universitetit në mënyrë qytetare dhe kërkojnë të përmbushen kërkesat e tyre.

Ka një kategori tjetër që qëndrojnë në shtëpira, që nuk e përballojnë jetën në Tiranë por zgjidhja duhet të vijë prej tyre dhe të reagojë qeveria. Zgjidhja duhet të përjetohet. Nuk kam asnjë kërkesë nga studentët për të filluar mësimin, por ka studentë që kanë dëshirë të bëjnë mësim.

Përsa i përket zëvendësimit të orëve, kemi të gjithë vullnetin për t’i plotësuar.

Oponencën e ligjit të Arsimit të Lartë e kemi bërë dhe do ta vazhdojmë dhe nëse do të kërkohet, jemi gati ta bëjmë pikë për pikë.

Ne do ta krijojmë edhe sindikatën, që dikur ka ekzistuar, për institucionet e arsimit të lartë.”

Pas

Zhdukja e ”Lasgushit”, media zviceriane jep detajet: ‘Air Albania’ bëri disa xhiro, e mori Turqia

Para

”E fala për hatër të fëmijëve”, zbulohet dhuna e vazhdueshme e burrit ndaj viktimës në Vlorë (Rrëfimet)

Para
”E fala për hatër të fëmijëve”, zbulohet dhuna e vazhdueshme e burrit ndaj viktimës në Vlorë (Rrëfimet)

''E fala për hatër të fëmijëve", zbulohet dhuna e vazhdueshme e burrit ndaj viktimës në Vlorë (Rrëfimet)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Macron i përgjigjet Trump: Grenlanda nuk është në shitje, as Antarktida dhe deti

Plagoset rëndë shqiptari në Itali, gjendet në rrugë i qëlluar me dy plumba në kokë

Kremlini: Planet e NATO-s do t’u kushtojnë taksapaguesve evropianë! Jemi gati për një shkëmbim të burgosurish me Ukrainën

Rusia dhe Ukraina nisin shkëmbimin më të madh të robërve të luftës që nga fillimi i luftës

Irani: Shumë shpejt do t’i paraqesim SHBA-së propozimin për programin bërthamor

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, z. Enkel Rexhepi

Guvernatori i Kalifornisë padit administratën Trump për përdorimin e Gardës Kombëtare

GJKKO konfirmon masën “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe biznesmenin Elman Abule

Debat në Konferencën e Kryetarëve: Mazhoranca kërkon shtyrjen e seancës parlamentare të 12 qershorit

Zgjaten me 6 muaj hetimet ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.