Pedagogia në UT, Viola Isufaj ka qenë e ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News ku në vëmendje ishin pròtestat e studentëve dhe provimi i Gjuhë Letërsisë, i cili shkaktoi pòlemika të mëdha. Njëra prej pyetjeve për të cilën, Isufaj foli me tone të áshpra ishte:
Mungesa e foljes në strofën e parë: a.Detajon veprimin dhe ndihmon aksionin; b.I jep të tjetra ngjyresa veprimit; c.Thekson gjendjen shpirtërore të unit lirik; d.Ngjesh imazhet dhe shpejton ritmin, ku përgjigja e saktë rezulton të jetë kjo e fundit.
“Aksíon nuk ka në letërsi, ngjyresa të tjera veprimi nuk ka poezia, ngjesh imazhet, kjo nuk ekziston në letërsi. Duhet të jemi në një harmoni drèqi e mori me konceptet që merren në universitet, me kurrikulën e arsimit të mesëm dhe me tekstet shkollore të arsimit të mesëm”, tha Isufaj.
Sa i takon deklaratës së Ministres së Arsimit Besa Shahini që krítikon daljet televizive të pedagogëve, Isufaj tha se u bë në mënyrë të nxítuar.
“Pròblem që shkaktoi tek maturantët e këtij brezi është i madh, por kam frikë për diçka më tej. Pròbleme në testin e Letërsisë ka pasur ndër vite, por këtë herë u arrit kulmi, prandaj pati të gjithë ato protesta, arritën pyetjet deri në absurdë.
Çështja është të mos krijohet kjo lloj ndasie që e artikuloi ministrja, ndoshta është nxituar, ka qenë në një momente jo të mirë kur e ka bërë atë deklaratë, por nuk është mirë që arsimi parauniversitar të shihet i ndarë nga arsimi universitar, sikurse për ne pedagogët nuk është mirë ta shohim veten me supremaci, ashtu as për ciklin parauniversitar, nuk është mirë që në këtë urgjencën e modernizimit të përjashtojnë koncepte themelore”, tha Isufaj.(A.M/Faxweb.al)