04:47 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pedagogia letër publike Metës: Rektori më i dështuar, firmos shkarkimin e Mynyr Konit

16:59 | 15/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pedagogia letër publike Metës: Rektori më i dështuar, firmos shkarkimin e Mynyr Konit

Një nga pedagoget më aktive gjatë protestës së studentëve, Ilirjana Kucana, e cila ka mbrojtur hapur kërkesat dhe interesta e tyre i ka shkruajtur një letër publike Presidentit Ilir Meta, për shkakrimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Sipas Kucanës shkarkimi i rektorit të Universitetit të Tiranës duhet të ishte bërë shumë më parë, sepse në themel të gjithë problematikave që kanë sot studentët në jetën e tyre universitare qëndron Koni.

Në mbështetje të disa pikave Ilirjana Kucana ka theksuar se Koni ka shpërdoruar fondet. Pedagogia e akuzon si të paaftë ne çështjet e arsimit, mardhëniet ndërkombëtare dhe kombëtare për çështje arsimore, apo edhe si palë të Lindita Nikollës për të krijuar konflikte institucionale duke kërkuar diçka që nuk i’a jep ligji.

Ndërkohë kujtojmë se kërkesa për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës ka ardhur vetëm disa ditë më parë nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini.

 

Letra publike e pedagoges Ilirjana Kucana:

Letër publike drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z.Ilir Meta:

Firmos shkarkimin e rektorit të Tiranës z.Mynyr Koni,

I nderuar Z. President,

Nëse sot artikulohet shkarkimi i Rektorit të UT, z.M.Koni, kjo është një ngjarje që duhej të kishte ndodhur me kohë. Nëse studentët protestuan gjatë në Shqipëri për çështje themelore të arsimit Universitar, sigurisht që në gjithë lëvizjen jo-politike të studentëve, u artikuluan kërkesat e tyre të cilat ishin një shuplakë për Qeverinë Shqiptare dhe po ashtu një alarm për nivelin e lartë të korrupsionit në sistemin Universitar në Shqipëri.

Tepër vonë, Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka kërkuar shkarkimin e Rektorit, Mynyr Koni.

Në këtë rast një veprim  edhe pse duhet të kishte ndodhur prej kohësh. Për arsyet e renditura më poshte si pedagoge jashtë politikës të merrni vendimin e duhur:

1- Theksoj në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë gërmën “e” të pikës 2 te nenit 7, dhe pikën 10 të nenit 39 të ligjit nr.80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”.

2- Shkeljet ne projektet europiane. Shpërdorim i fondeve te BE per arsimin  duke i vene ne sherbim te stafit rektoratit dhe trupes akademike.

3- Do mbahet mend si rektori më i dështuar në ceshtjet nderkombetare dhe ato kombëtare për çështjet e arsimit, dhe si individi që nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore.

4- Ka krijuar konflikte institucionale duke u bërë palë me Lindita Nikollën, për nxjerrjen e akteve nënligjore pasi është i vetmi rektor që kërkon kompetenca qe nuk i’a jep ligji.

5- Rektori merret me pjesën akademike, jo financiare dhe kete e parashikon ligji.

Partitë politike shqiptare  kanë përgjegjësinë e tyre për gjithë ndërhyrjet politike në Institucionet Universitare Publike të vendit. Tashmë partitë politike shqiptare duhet të qëndrojnë larg Institucioneve të Arsimit Universitar në Shqipëri.

Opozita nuk ka pse të ndërhyjë apo të marrë në mbrojtje një rektor, kushdo qoftë ai për t’a ofruar si kauzën e saj, sepse në rastin konkret Rektori ka përgjegjësi për ushtrimin e detyrës së tij, ku studentët treguan dështimet e sistemit universitar në Shqipëri. Sigurisht që përgjegjësia është institucionale dhe po ashtu individuale.

Në rastin konkret, klasa politike duhet të heshtë dhe të krijojë politika për zhvillimin e sistemit universitar në Shqipëri. Në këtë rast është koha për të garantuar pavarësinë e Institucioneve të Arsimit Universitar, po ashtu edhe në rang të drejtuesve të lartë.

Politika të qëndrojë larg çështjeve të rëndësishme të Arsimit në përgjithësi, dhe njëkohësisht të marrë përsipër përgjegjësinë për dëmin që i ka shkaktuar taksapaguesve shqiptarë.

Z.Benard Dosti është njeriu i duhur që mund të cojë reformën arsimore në shërbim të arsimit, e jo të personit apo grup personash.

Trinomi Rama- Nikolla-Koni degraduan arsimin në këto nivele që kurrë nuk ka qenë më parë.Rama nuk mund te i’u hedhë hi syve njerëzve, duke u perpjekur ta shesë si sukses të tijin, pasi është Kryeministri i vetëm qe ka njohur historia qe fyen pedagogët ne cdo dalje te tijën duke na quajtur “sharlatan”apo “shalqin” dhe kjo eshte e papranueshme nga ana jone pasi nje Kryeminister duhet te tregoje respekt per misionin tone. Dua ti them z.Rama se nëse do arsimin dyfisho buxhetin për arsimin dhe anullo kapitullin 12 menjëherë.Por kjo nuk do ndodhi pasi vetë Rama bëri ligjin klientelist duke u vënë në shërbim të privatit dhe duke dashur të shkatërrojë arsimin publik.Lindita Nikolla duhej të mbante përgjegjësitë për situatën që solli në Universitetin Publik, por mesa duket i’a hodhi se shefi i saj Rama e mori në mbrojtje dhe e shiti si sukses vendimin e Shahinit, vendim ky që duhej të ishte marrë me kohe. Kryeministri nuk mund te tallet më me nje çështje delikate si arsimi.

Për të gjitha këto arsye firma juaj duhet të jetë pro universitetit. Unë besoj ne modelin qe keni treguar si  President që firma juaj te jetë pro universitetit.

Me respekt, Ilirjana Kucana

Etiketa: Ilirjana Kuçanapedagogeshkarkimi i mynyr konit
Pas

Valutat ndalin rënien, bankat mbeten pa zgjidhje për transportin e parave

Para

Elbasan/Fëmija i vogël mbyll nënën në ballkon, shtëpia merr flakë

Para
Elbasan/Fëmija i vogël mbyll nënën në ballkon, shtëpia merr flakë

Elbasan/Fëmija i vogël mbyll nënën në ballkon, shtëpia merr flakë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.