Për pedagogen Edlira Gjoni kryeministri Rama duhet të kërkojë falje pas takimit në Vlorë me studentët.
Gjoni tha se gjuha e Ramës ishte e papranueshme, për më tepër në një takim live.
“Ajo që më tërhoqi vëmendjen sot është që Rama në Vlorë u prit me një surprizë negative. Ajo që më bëri më shumë përshtypje është fjalori që ka përdorur kryeministri.
Nuk duhet të na bëjë më përshtypje gjuha e tij arrogante, por disa prej shprehjeve të përdorura sot janë totalisht të papranueshme për kryeministrin e një vendi, për më tepër në një takim live. Absolutisht për mua duhet të kërkojë falje publike.
Disa prej shprehjeve të përdorura, janë si gjuhë rrugësh. Për mua është e pafalshme. Së dyti, mënyra se si u prit Rama nga studentët në Vlorë, është pjesa tjetër e kësaj historie. Më erdhi mirë se e merr Vlorën si të mirëqenë. Ishin apo jo të infiltruar ata studentë, kjo nuk ka rëndësi”, u shpreh pedagogia në Ora News. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post