Vijon debati mes artistëve të Teatrit Kombëtar dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Herë pas here debati tensionohej dhe mes vetë artistëve, të cilët kanë pasur qëndrime të ndryshme lidhur me atë që do ndodhë me Teatrin.
Në një moment pedagogia Taulanta Jaupi ka ironizuar me aktorin Luftar Paja, i cili u shpreh për prishjen e menjëhershme të godinës së Teatrit.
“Më vjen mirë që sot mes nesh kemi dhe zotin Paja që deri pak ditë më parë qante për ilaçet”, duke i kujtuar kështu aktorit ndodhinë e pak ditëve më parë.
Deri para pak ditësh Luftar Paja u ankua në media se nuk kishte mundësi që të blinte ilaçet, po siç duket zgjidhja e dhënë nga ministrja Manastirlliu e ka kënaqur artistin.
Sot për Teatrin ai u shpreh: Jam pro Teatrit të Ri. Por nuk më vjen mirë që ne si artistë harrojmë gjënë kryesore dhe merremi me llaçin dhe tullat. Këto janë të ndara. Ka kush përgjigjet për llaçin dhe tullat, betonin etj etj.
Ne si artistë duhet të shtojmë forcat për betonin artistic dhe llaçin artistik, po a kemi një Romeo dhe Zhulietë të luajnë atje.
Kjo është çik e thellë mendoj unë, që nga Universiteti i Arteve që duhet parë me përparësi kush jep mësim aty dhe ça bëjnë e të kalojmë pastaj tek llaçi e tulla. Më vjen keq që lokalizohet jo Tirana, jo Korça jo Shkodra.
Në Teatrin Kombëtar duhet të vijnë jo vetëm ata që jetojnë në Tiranë por të gjithë ata që e meritojnë të jenë në Teatrin Kombëtar. Shihni secili punën tuaj, mos u merrni me metrot, jo kaq po aq.
(E.K/FAXWEB.AL)