Pedagogu i 21 vjeçares Ariela Murati, Erlis Hereni ka qenë i ftuar në studion e ‘Fax News”, ku dhe ka ngritur shqetësimin për degradimin e rinisë shqiptare.
Sipas tij modelet me të cilat po rriten të rinjtë, janë ato të gjuhës vandale dhe të dhunës. Hereni thotë se nevojitet një reformë e thellë për të shmangur përsëritjen e krimeve të tilla.
“Nuk ka njeri me shpirt që nuk do të reagonte për këtë ngjarje, dhe për të ngritur kujën. Ariela ka qenë një studente shumë e mirë. Kur ti dëgjon se kjo jetë njeriu e humbur është 21 vjeç, ti fillon e kërkon për të gjetur pse-në.
Duhet një reformë më e thellë sidomos në arsimin parauniversitar. Nëse bën një vëzhgim në gjimnaze, do të shohësh se gjuha e përdorur është vërtet vandale.
Po ashtu të rinjtë janë të ekspozuar gjithnjë e më shumë ndaj veseve e dhunës, që po e drejtojnë rininë shqiptare në një rrugë pa krye.
Fatkeqësisht arsimi ka probleme edhe në ndarjet gjinore, të të arsimuarve. Në një klasë me 25 studentë, vetëm 4-5 prej tyre janë vajza, e realiteti më pas prodhon një shoqëri maksiliste të paarsimuar. Busulla e rinisë shqiptare orientohet drejt forcës, me shprehje banale ‘’u bë ai?!”.
Ne jemi një shoqëri individualiste, ku themi mos i hyr tjetrit në punët e veta. Për sa kohë që do të jemi me këtë mendësi, një krimi tillë do të përsërisë vetveten.
Unë iu bëj thirrje institucioneve të veprojnë. Duhet që minimalisht vajzat ta diskutojnë problemin që kanë me njerëz të tjerë”, u shpreh Hereni.
Po ashtua ai bëri thirrje ndaj prindërve që të jenë të kujdesshëm ndaj materialeve me të cilat fëmijët e tyre janë të ekspozuar.
(E.K/FAXWEB)