Ish-kryeministri Sali Berisha risjell edhe një herë në kujtesë lajmin për 1300 kontenierët e humbur me armë kimike, të cilët do kalonin transit në Shqipëri, nga Italia drejt Maqedonisë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha shprehet se këto lëndë kimike janë groposur rreth malit Shpirag. Sipas ish-kryeministrit, këtë informacion ia ka dërguar “qytetari dixhital” siç e quan ai, nëpërmjet një mesazhi.
” Pedagogu dixhital denoncon:
– Tronditjen e madhe te banoreve te fshatrave rreth malit Shpirag pasi ata kane te dhena se:
– ne tunelet, bunkeret dhe galerite e asaj zone dhe zonave perrreth jane groposur helmet kimike dhe lendet radioaktive te ardhura nga Italia
– banoret e zones kane pare ne fundin e gushtit fillimin e shtatorit 2016 autokollona kamionesh te shoqeruara nga ushtria!
I bej thirrje prokurorise se shtetit te hetoje me pergjegjesine me te madhe keto informacione tronditese.
Pershendetje Zoti Berisha. Une jam pedagog universiteti desha te ju informoje se banoret e fshatrave prane malit Shpirag jane shume te tronditur mbasi ata kane dyshime shume te forta qe nje pjese e konteniereve me helme kimike dhe radioaktive nga fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit mund te jen futur ne tunelet e komunizmit.
Po ne kete perudhe ka banore qe thone se kane konstatuar levizje shume te dyshimta komionash te huaj dhe autokollonash te shoqeruara nga ushtria
Ju lutem shume ngrijeni zerin dhe kerkoni te kontrollohet çdo tunel galeri dhe bunker mbasi depozitimi i lendve radioaktive apo helmeve kimike mund te kete pasoja katastrofale per qytetin e Beratit dhe vete Shqiperine nese dyshimet per fshehjen/groposjen e mbetjeve kimike rezultojne te verteta.”, shkruan Berisha. (D.D/Shuplaka)