Pedagogu i Universitetit të Tiranës Ervin Goci ka folur në ‘Fax News’ rreth protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit.
Goci tha se protesta e studentëve, në thelb është shumë e qartë, por jo edhe në detaje. Studentët sipas tij po bëjnë atë që po bëjnë më përpara dhe kjo situatë sipas tij ka ardhur për shkak të ligjit për Arsimin e Lartë, ligj i cili ishte kundërshtuar nga shumë pedagogë në atë kohë, por qeveria e miratoi në mënyrë arrogante, duke mos konsideruar pasojat që do sillte.
“Në thelbin e vet është e qartë, ne detajet e veta nuk është qartë, në kuptimin që studentët po bëjnë atë që në fakt duhet të kishin bërë shumë më përpara, ose më saktë do ishte instiktive ta bënin sepse jetojnë në një institucion që i ka hedhur në rrugë në njëfarë mënyre dhe ato nuk po bëjnë asgjë tjetër veçse po materializojnë gjendjen e tyre reale. Gjendja e tyre reale janë në rrugë, gjendja fictive ishte që bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe rrimë në normalitet. Po në fakt normalitet nuk ka se Ligji I Arsimit të Lartë në konsideratën time dhe shumë të kolegëve, janë 200 firmëtarë nga Universiteti I Tiranës kundër Ligjit të Arsimit të Lartë duke e quajtur të pakonsultuar dhe që krijon mundësi për abuzime, keqfinancim dhe çon jetën studentore në kolaps”, u shpreh pedagogu Goci.
Sa i përket protestës, Goci tha se ajo është e legjitimuar dhe kërkesat janë të drejta, por theksoi se duhet të ketë kordinim mes tyre se kështu në këtë mënyrë nuk mund të vazhdohet shumë gjatë.
“Studentët në këtë moment kanë nevojë të gjejnë një organism mes tyre, çfarë do bëhet dhe silët janë hapat që do ndiqen më tej, se nuk e di se sa mund të vazhdohet kështu, kur ishikon është shumë bukur se po protestojnë kundër një sitemi të kalbëzuar”, tha ai.
Duke analizuar atë se çfarë i solli studentët në këtë protestë, ai iu referua rastit të Gjermanisë duke e krahasur me gjendjen në Shqipëri.
“Për shembull Gjermania ka pagë mesatare, 2200 euro, shqipëria 280 euro, tarfa e studimit në Gjermani është zero dhe tarifat e studimit në Shqipëri variojnë nga 200 euro në 2 mijë euro.
Unë di që këto shifra janë lexuar përballë zonjës ministyre, nuk di që i ka kundërshtuar, do të thotë se janë shifra reale.
Kishte dhe një shifër interesante. Në vit një student i kushton shtetit 750 euro kosto dhe një i burgosuri 9 mijë euro, 12 herë më pak i kushton shtetit një person që arsimohet. Shikojmë bordet e adminitrimit dhe në shumicë menaxhohen nga punonjës të administratës, ku është autonomia këtu? Në këtë aspekt ligji është komplet i falimentuar këtu, është konflikt i pastër interesi për vendimarrje.
Nga universitetet vetëm për kategorinë ruajtje e ndërtesave janë harxhuar 600 milionë lekë të vjetra, nga të cilat 20 milionë i ka ministria. Ose Bordi i Universitetit të Elbasanit i jep të drejtë t’i japë para vetes, ka shpenzuar 7 herë më shumë se i Tiranës, ndërkohë Universiteti I Tiranës nuk ka printer, nuk ka letër.
Studenti nuk ka vetëm 400 mijë lekshin, por ka librat, ushqimin qeranë, një familjeje shqiptare një student i kushton 2500 euro në vit, dhe sa i kanë të ardhurat familjet shqiptare, 300-400 mijë lek dhe imagjinoni të ketë dy fëmijë në shkollë, nuk e përballon.
Përgjysmimi i tarifave është kërkesë e drejtë por duhet kompensuar me rritjen e buxhetit për arsimin se unë 1 rrogë e gjysë e marr nga studenti, këtu mbaron historia, është korrupsion i patër, deshën të fusin dhe tarifën për kreditet, pra ngel sa më shumë për të marrë para, ky është një korrupsion i pastër.
Nuk ka pse studenti ti paguajë rrogën pedagogut dhe çdo para që të fusë në universitet duhet ti shkojë mbrapsht.
Kemi hyrë në n jë pikëpytje themeltare, kush do ta paguajë arsimin, për mua duhet ta mbështesë shteti”, u shpereh pedagogu Goci, I cili nëvizoi se studentët janë skeptic edhe ndaj pedagogëve dhe kanë një mosbesim të madh.
Megjithatë sipas tij ata nuk duhet të harrojnë se këtë ligj e kanë kundërshtuar shumë prej pedagogëve në kohën kur u miratua.
“Për mendimin tim duhet të kërkojnë një ligj të ri, kemi kërkesën për kartën e studentit që është e drejtë, duhet kërkuar që studentët të kenë 50% të votës në zgjedhjet në universitet. Duhet të kërkojnë që të shkrihen bordet e adminisdtrimit që janë tërësisht jashtë funksionimit. Ky bord administrimi ka prodhur kaos me rektoratin.Duhet bërë një ligj nga fillimi ku përfaqësia e studentit të jetë aty dhe të kenë zërin e tyre’, theksoi ai.
Sa i përket reagimit të qeverisë, ai tha se nuk ishte aspak ai I duhuri, pasi qeveria duhet të japë zgjidhje dhe jo të kërkojë dialog.
Intervista e plotë: