12:40 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pedagogu Himçi në spital, ja çfarë mase vendosi gjykata

13:26 | 20/09/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video-skandali me pedagogun/ Shtrohet me urgjencë në spital Denis Himçi, pëson goditje në zemër

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për pedagogun Denis Himci. Është dënuar me burg, por pas 10 ditësh do bëhet një akt ekspertimin për shëndetin e pedagogut dhe do të dalë sërish në gjyq.

Nëse akti i ekspertimit do të thotë se nuk e përballon dot burgun do të lihet arrest shtëpie, në të kundërt do të lihet në burg. Prokurori i çështjes Bledi Mustafaraj kërkoj burg pa afat për pedagogun Himci , por duke parë gjendjen shëndetësore gjykatësi Bujar Musta vendosi paraprakisht dënimin me 10 ditë burg. Vendimi është marrë në mungesë pasi pedagogu vijon të qëndroj i shtruar në spital.

Denis Himçi u shfaq në videon e transmetuar duke i premtuar një studenteje, që kishte ngelur në disa provime, se do t’a ndihmonte të kalonte, por i kërkonte favore seksuale në shkëmbim të ndihmës.

Vajza në video është identifikuar si D.B. Ajo ka lindur më 20.04.1999 në Berat, por ishte shpërngulur me familjen në një fshat të Lushnjes.

Ka nisur studimet në fakultetin e Shkencave -Humane  Bachelor në Universitetin e Elbasanit për periudhën 2017-2020 në gjuhën Italiane. Mësohet se vajza ka dhënë vetëm provimet e simestrit të parë në shkurt të vitit 2018-të, në katër lëndë gjithësej. Më tej nuk e ka frekuentuar shkollën më. Vajza me iniciale D.B është rishfaqur në shkollë në prill të 2019-tës, pas një viti e disa muaj largimi dhe ka kërkuar menjëherë kontakt me pedagogun Himçi nëpërmjet një shoqeje të saj.

Vajza e ka takuar pedagogun, duke u justifikuar se kishte kryer mungesa për arsye shëndetësore, megjithëse burimet thonë se ka qënë jashtë vendit. Nga të dhënat zyrtare të Universitetit të Elbasanit konstatohet se D.B, nuk ka hyrë në asnjë provim, pavarësisht takimeve me profesorin.

Ky fakt duket mjaft i çuditshëm dhe sipas palës së akuzuar është një kurth i pastër ndaj Denis Himcit, një familje e njohur për bindje të djathta në politikë dhe e angazhuar në strukturat e kësaj të fundit. Pas publikimit të videove në emisionin investigativ Stop, nën hetim janë edhe pedagogët e tjerë, të përmendura nga vetë Himci.

Ata janë shefi i  departamentit të gjuhës Frenge Ardian Lami, pedagogia Anila Shehu dhe pedagogu Fatos Gjata. Do të jenë hetimet e rastit ata që do të zbardhin të plotë këtë ngjarje, e cila e rikthen vëmendjen në Universitetin e Elbasanit, i etiketuar disa herë për korrupsion.

Ndërkohë gjatë paradites së sotme nëpërmjet një deklarate zyrtare Universiteti njoftoi pezullimin nga detyra të profesorit Himçi, i arrestuar nga policia një natë më parë.

*Shënim: Redaksia Faxweb.al disponon emrin e plotë të vajzës, por për arsye hetimore vendosëm të mos e publikonim.

vijon…

Pas

Shërbimi i provës për Tahirin, zbulohet si do të ndryshojë CV-ja e ish-ministrit

Para

Trafik i qenieve njerëzore, arrestohen 5 persona në Shkodër

Para
Drejtonin makinën në gjendje të dehur, arrestohen 3 shoferë

Trafik i qenieve njerëzore, arrestohen 5 persona në Shkodër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vriten 38 palestinezë në sulmet izraelite në Gaza

Afera Partizani/ ‘Duam gjykim nga Gjykatë tjetër’, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtim të trupës gjykuese

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 34 vatra, 17 ende aktive

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan sot mandatet për Elbasanin, Durrësin e Fierin

Faza përfundimtare e garës për kreun e ri të BKH, 7 kandidatët zhvillojnë sot intervistën me Dumanin dhe prokurorët e SPAK

Një tjetër foshnje vdes nga uria në Gaza

KQZ ia dha mandatin kushërirës së tij, Lapaj ankohet në KAS: Lista e mbyllur dha dorëheqjen, më takon mua

Richard Grenell reagon sërish për Hashim Thaçin: E turpshme që po mbahet ende në burg

Sulmuan me bomba dore Komisionin Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, dënohen 12 vite burg tre të akuzuarit

Tiranë/ Finalizohet operacioni “Destinacioni”, arrestohet 23-vjeçari që lëvizte me armë në taksi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.