22:14 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pedagogu i bashkohet nismës #edheunë, zbulon mesazhin e mësuesit: Po na çojnë me zor në votime

13:38 | 26/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pedagogu i bashkohet nismës #edheunë, zbulon mesazhin e mësuesit: Po na çojnë me zor në votime

Pedagogu Ndriçim Mehmeti ka qenë në studion e Fax News, ku ka komentuar nismën #edhe unë, të cilës i është bashkuar, dhe që synon bllokimin e votimeve në 30 Qershor. Nismëtari i kësaj nisme, Bujar Kapexhiu duket se ka gjetur mbështetjen e njerëzve publikë në mbrojtjen e demokracisë.

“Unë nuk mund të marr pjesë në një proces farsë, që është një nga kushtet kryesore të demokracive të lira. Për fat të keq sot jemi si në vitin 1945, kur Partia Komuniste ishte në pushtet, dhe kërkohej që shqiptarët të mbronin vendin e tyre, dhe të shpëtonin atdheun.

Nuk mund të quhen zgjedhje sa kohë që nuk ka kandidatë përballë, a mund ne që tiu hedhim njerëzve hi syve dhe të themi se votimet janë të mira. As në 97 nuk ka pasur një fushatë të tillë, me kaq shumë punonjës policie me të cilat lëviz kryeministri. Për herë të parë material zgjedhore po shpërndahen nga ushtria, ju e dini mirë që është cënuar rëndë liria e shtypit, me një padi që është ngritur së fundi dhe ndaj një gazetari gjerman”, u shpreh pedagogu.

Ndërkohë që pedagogu Mehmeti ka folur dhe për përgjimet e publikuara nga Bild, duke thënë se në vendin tonë nuk janë krijuar kushtet normale për mbajtjen e zgjedhjeve.

Pedagogu dhe eksperti i arsimit u shpreh se jemi në të njëjtat kushte si në vendosjen e diktaturës, sa kohë që Rama këmbëngul që të çojë vendin drejt zgjedhjeve njëpartiake.

Mehmeti ka publikuar në Fax News dhe një mesazh që i ka dërguar një mësues në Rrosovec, i cili ka treguar se është detyruar që të shkojë në votimet e së dielës.

‘’ Prsh Profesor Ndrcimi.#EDHEUNE ,si nje mesues prej 24 vjetesh doja te behesha pjese e kesaj nisme por presionet po ne detyrojne qe te shkoj ne votime e ti ve nje kryq te madh fletes se votimit.Do shkoj se me heqin nga puna, jam nga Roskoveci.dhe ne e dime se cfare po vuajme mbi shpatulla,presione nga me te ndryshme.Do ju lutesha qe te mos ma beni publik emrin”, shkruhet në mesazhin e mësuesit.

 

 

 

Etiketa: mehmeti edhe uneNdricim Mehmeti
Pas

‘Mos e rruaj k***n’/ Robert Agës i besohet detyra e rëndësishme në zgjedhjet e së dielës

Para

Kërcënoi se do bllokonte zgjedhjet, procedohet kreu i Bashkisë së Lezhës

Para
VIDEO/ 30 Qershori, kryebashkiaku Frrokaj zbardh skenarin e zgjedhjeve. Janë vetëm 3 rrugë, ja çfarë pritet të ndodh…

Kërcënoi se do bllokonte zgjedhjet, procedohet kreu i Bashkisë së Lezhës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

Papa Leoni XIV: Rajoni i Lindjes së Mesme ka nevojë për paqe, një komb s’duhet ta ngrejë shpatën kundër një tjetri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.