Pedagogu Ndriçim Mehmeti i ftuar në studion e televizionit “Fax News”, ka analizuar situatën aktuale të arsimit në Shqipëri, që sipas tij është në kushte të mjerueshme. Ai duke u ndalur tek vendimet e marra na senatet akademike pas protestës ë studentëve.
“Nuk e di se si do të gjendet formula, se ato janë pa para, sepse nuk e di si do të gjejnë para për mbyllur këtë gropën e krijuar nga vendimet e veta, sepse janë shprehur dhe për buxhetin. Si do të zëvendësohen të ardhurat?
A nëse kanë marrë një zotim të qeverisë për zëvendësim të këtyre parave paraprakisht, atëherë po”, – tha Mehmeti.
Më tej pedagogu Mehmeti u shpreh se ndihet i irritur nga qeveria se po tentohet që ‘topi tu kalojë’ universiteteve, duke nxitur studentët ndaj pedagogëve.
“Por jam shumë i irrituar sesi po u kalohet topi universiteteve. Po nxiten studentët të gjuajnë me gurë pedagogët e vet.”, – tha ai.
Ndërsa foli për buxhetin e shtetit për arsimin e lartë tha: “Sipas studimit të vitit 2018 të FOndacionit për Shoqëri të Hapur fondi për arsimin e lartë ka qenë 2.9% të GDP-së”.
Ai sugjeroi që universitetet të marrin pjesë në tendera, në mënyrë që të kenë mundësi që me anë të konkursit të mund të fitojnë para për të zhvilluar kërkime shkencore.
“Ç’të keqe ka ë universitetet të futen në konkurim, siç është puna për studimin e fizibilitetit të një projekti rruge, të një projekt ndërtimi! Nuk po them pa konkurs, le të konkurojnë, por të paktën të jenë edhe ata në garë, e kështu paratë i marrin pedagogët e inxhinierisë së ndërtimit dhe i përdorin për kërkimet shkencore”, – tha Mehmeti.
(B.B/ Faxweb.al)