Ngjarja e fshatit Kalasë të Delvinës ku prindërit e nxënëses 11-vjeçare denoncuan mësuesin Neshat Tepelena për pedofili ndaj vajzës së tyre po rëndohet gjithnjë e më shumë.
Djali dhe kunati i mësuesit në Delvinë të akuzuar për ngacmim seksual kanë kërcënuar me jetë xhaxhain e nxënëses 11 vjeçe, duke e akuzuar si denoncuesin e ngjarjes.
Duke folur për mediat,xhaxhai i vajzës shprehet se nëse drejtësia nuk vepron për rastin në fjalë familja do bëjë vetëgjyqësi. “Do ta paguani shumë shtrenjtë’ ‘Do u djegim’ ishin disa nga kërcënimet, që xhaxhai i vajzës tregon se ka marrë nga djali i Neshat Tepelenës dhe kunati i tij.
“Kam marrë kërcënime dhe provokime. Mbrëmë në darkë ishim me familjen në Sarandë në xhiro. Djali dhe kunati i tij (mësuesit) na kanë kërcënuar dhe provokuar, plus edhe disa raste të tjera, që ne nuk i themi sot pa mbaruar punë drejtësia. Ia lëmë drejtësisë të bëjë punën më pas kërcënimeve nga të gjitha. ‘Do ta paguani shumë shtrenjtë’ ‘Do ju djegim’. Pas drejtësisë do të flasim edhe vetë nëse drejtësia nuk e çon deri në fund.” – tregon xhaxhai i të miturës.
Mësuesi është arrestuar nga policia pas publikimit të skandalit, që në fakt ka ndodhur dy muaj më parë. Banorët e fshatit rrëfyen se viktimë e mësuesit 60 vjeçar ka rënë edhe vajza e kolegut të tij vetëm 2 javë para se të behej publik denoncimi i vajzës 11 vjeçare, ngjarje për të cilën banorët shprehen se kanë dijeni. Kryetari i fshatit sarandjot në të cilin jeton e mitura që bëri denoncimin u shpreh gjithashtu se për mësuesin 60-vjeçar ka pasur edhe më herët denoncime të kësaj natyre.