12:35 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Peka: Të enjten të bëhemi bashkë me një mesazh, t’ua heqim shtetin bandave dhe t’ua kthejmë qytetarëve!

10:43 | 08/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Peka: Të enjten të bëhemi bashkë me një mesazh, t’ua heqim shtetin bandave dhe t’ua kthejmë qytetarëve!

Drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në PD, Avenir Peka, doli me një deklaratë për mediat disa ditë përpara protestës masive të 11 korrikut.

“Të enjten në ora 20.00, le të bëhemi bashkë me një mesazh: t’ua heqim shtetin bandave dhe t’ua kthejmë qytetarëve!” tha Peka.

Të nderuar qytetarë,

Më 11 korrik, opozitarët, demokratë, socialiste të ndershëm dhe ata pa parti, do të bëhen bashkë në betejën për kthimin e sigurisë dhe normalitetit në Shqipëri.

Edi Rama dhe Rilindja e kanë kthyer vendin ne një grope septike të krimit, korrupsionit dhe emigracionit.

Kur mijëra shqiptarë, prindër dhe fëmijë, bëjnë gati valixhet për te kërkuar një jete të sigurt dhe pa nëpërkëmbje, paratë e krimit dhe korrupsionit janë sheshit në të gjitha sheshet kryesore të Tiranes. Paratë e narkoshtetit formalizohen si ‘investime strategjike’ në resortet e bregdetit duke i futur kthetrat deri edhe në parqet arkeologjike. Policia e shtetit dhe institucionet e zbatimit te ligjit kane vendosur te jene ne krahun e te keqes, truproja të narkotrafikantëve, dhe jo mbrojtës të qytetareve.

Sa i takon rendit dhe sigurisë, Rama dhe ministrat e tij kanë dhjetëra njolla turpi dhe skandale, por po përmendim më kryesoret:

1. Prej 11 vitesh bandat kriminale ushtrojnë kontroll të plotë politik mbi Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit nëpërmjet Saimir Tahirit, Fatmir Xhafës dhe Taulant Ballës. Nëpërmjet tyre, bandat kane emëruar përfaqësuesit e tyre ne nivelet më të larta të Policisë së Shtetit, jo vetëm në nivel vendor, por dhe qëndror. Oltion Bistri, ish-shefi i Njësisë Operacionale është i arrestuar për shkak te përgjimeve te ardhura nga Belgjika. Në ato përgjime nuk është vetëm ai, por me dhjetëra drejtues aktuale të Policisë se Shtetit, te cilët mbrohen prej fijeve politike që kontrollojnë SPAK.

2. Drejtues të larte të policisë vodhën dhe manipuluan sistemin TIMS, të dhuruar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për të zhdukur gjurmët e trafikut të drogës te vëllait të kryeministrit, dhe për llogari te eksponentëve të tjerë të krimit.

3. Operacioni i bujshëm Forca e Ligjit nuk u krye për të gjurmuar paratë me burim te paligjshëm, por për a) të ndihmonte bandat kriminale të qeverise për të pastruar pasuritë me prejardhje kriminale, b) për presion mbi bandat për zgjedhjet vendore te vitit 2023, si dhe c) për t’u vënë gjoba atyre që nuk bindeshin.

4. Rekrutimet si dhe sistemi i gradave ne Policinë e Shtetit e kane kthyer atë ne një strukture tërësisht politike duke krijuar breza të rinj patronazhistësh, dhe kontingjent për krimin.

5. Shërbimi Informativ i Shtetit është institucioni i fundit i pavarur qe është vene tërësisht nen tutelën politike dhe kontrollin e bandave.

Për të gjitha këto, për t’i thënë ndal inkriminimit te shtetit, shpopullimit të vendit që vjen nga pasiguria dhe përkeqësimit ekonomik që vjen nga sundimi i narkotrafikut, le të bashkohemi në betejën për ta kthyer Shqipërinë në normalitet.

Të enjten në ora 20.00, le të bëhemi bashkë me një mesazh: t’ua heqim shtetin bandave dhe t’ua kthejmë qytetarëve!

Pas

Arrestohet 32-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, tentoi të vidhte në një tabakino në zonën e plazhit të Durrësit

Para

Policia e Kosovës: Në veri kemi gjetur letra ngjitëse me përmbajtje nacionaliste

Para
Policia e Kosovës: Në veri kemi gjetur letra ngjitëse me përmbajtje nacionaliste

Policia e Kosovës: Në veri kemi gjetur letra ngjitëse me përmbajtje nacionaliste

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lezhë/ Vijon operacioni “Koordinata”, arrestime dhe fidanë kanabisi të asgjësuar në Malin e Rrencit

Dyndje turistësh në Theth! Bizneset kërkojnë vëmendje: Probleme me energjinë elektrike dhe ndërtimet pa leje

E rëndë në Tiranë! Po punonte për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujë, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet për çështjen. Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon seanca edhe në përpjekjen e 21-të

Sulmi rus që la pas 12 të vdekur në Ukrainë, Zelensky: Heshtja e Amerikës dhe ndërkombëtarëve po e inkurajojnë Putinin

Mes tensioneve politike, mbahen sot zgjedhjet presidenciale në Venezuelë

Operacioni “Enigma” ku u vu në pranga Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerë! Nën masa të larta sigurie, të arrestuarit mbërrijnë në gjykatën e Durrësit

Çështja e migracionit, Këshilli i Europës: Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut të mos vihet nën presion politik!

Shkodër/Kapet 31-vjeçari i shpallur në kërkim për disa vepra penale, dyshohet se është përfshirë në një konflikt për parkim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.