Çdo vit, nga data 20 deri në datën 25 gusht, Mali i Tomorrit shndërrohet në vendin shpirtëror për mijëra pelegrinë, që adhurojnë shenjtin e tyre Abaz Ali. Edhe këtë vit, edhe pse jemi në kohë pandemie, besimtarët bektashian dhe jo vetëm nuk e kanë harruar pelegrinazhin e shenjtë në Malin e Tomorrit.
Të pa frikësuar nga virusi Covid-19 dhe me besimin në Zot, pelegrinët janë ngjitur si çdo vit në Malin e Tomorrit për të ndjekur ritualet e shenjta dhe për të vizituar objektet e rralla të kultit, Tyrben dhe Teqenë që ndodhen në majat më të larta shkëmbore të Shqipërisë.
Sipas traditës, pelegrinët mbërrijnë në pikën më të lartë të malit Tomorr, ku në një teqe të vogël prehet shenjti Abaz Ali, vëllai i gjetur i profetit Muhamed. Me mbërritjen e tyre në mal, pelegrinët ngrenë çadrat në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës, por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit.