20:36 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pelegrinët iranianë mbërrijnë në Mekë, për herë të parë pas nëntë vjetëve

13:13 | 23/04/2024
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pelegrinët iranianë mbërrijnë në Mekë, për herë të parë pas nëntë vjetëve

Për herë të parë pas plot nëntë vjetëve, një grup i pelegrinëve iranianë ka mbërritur në Arabinë Saudite për të kryer umre më Mekë të hënën. Kjo është parë si një shenjë e vazhdimit të miqësimit të marrëdhënieve mes Teheranit dhe Riadit.

Atyre iu mundësua ardhja për Haxh falë ndreqjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në mars 2023, që u mundësua nga Kina.

Marrëdhëniet diplomatike mes tyre ishin prishur nga një mosmarrëveshjeje më 2016, kur Arabia Saudite e ekzekutoi një klerik shiit dhe Ambasada saudite në Teheran u sulmua si pasojë.

Përpjekjet diplomatike, përfshirë një takim të rëndësishëm në Pekin dhe një vizitë në Arabinë Saudite nga presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ndikuan në heqjen e kufizimeve ndaj pelegrinëve iranianë.

Megjithatë, rifillimi i fluturimeve nga Irani për në Arabinë Suadite ishte shtyrë për shkak të telasheve teknike, duke ua pamundësuar pelegrinëve të udhëtojnë për Haxh deri këtë vit.

Myslimanët në gjithë botën luten në drejtim të Qabesë, e cila ndodhet në Xhaminë e Madhe në Mekë, dhe pelegrinët ecin përreth saj shtatë herë.

Për dallim nga Haxhi, i cili është detyrim dhe kryhet çdo vit në numër të caktuar pelegrinësh – umra mund të kryhet në çdo kohë të vitit dhe nuk është detyrim në islam.

Në një ceremoni të mbajtur në aeroportin kryesor të Teheranit më 22 prill mori pjesë edhe ambasadori saudit në Iran, Abdullah bin Saud al-Anzi, gjë që shënon hap të rëndësishëm në rritjen e bashkëpunimit mes dy fuqive të Lindjes së Mesme./REL

Etiketa: Iranmeke
Pas

Përdhunuan për një vit të miturën në Kosovë, dënohen 6 personat e akuzuar

Para

Rriten aplikimet për subvencionet në bujqësi

Para
Rriten aplikimet për subvencionet në bujqësi

Rriten aplikimet për subvencionet në bujqësi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.