Partia Socialiste e ka nisur zyrtarisht sezonin e ri politik dhe përgatitjet për fushatën elektorale për vitin 2021. Ditën e martë, bëri të qartë se do të jetë përdorimi i platformës digjitale një ndër hapat që do të ndikojë tek PS, e cila synon të marrë një mandat të tretë.
Në fjalën e tij para deputetëve, Rama i kërkoi të angazhohen maksimalisht për zgjedhjet pasi do të ketë një vlerësim online, të shoqëruar me një bazë të dhënash. Në takimin e mbajtur në Elbasan, ka pasur një debat sa i përket përdorimit të rrjeteve sociale ku Rama ka kritikuar deputetët që nuk janë aktivë.
Sarandaneës ka siguruar raportin ku tregon cili deputet është më shumë aktiv dhe cili jo. Burime pranë takimit thonë se deputeti Alket Hyseni është ndër më aktivët me postime dhe shpërndarje partikae në faqen e tij ku ka 23 mijë ndjekës. Ndërsa, deputeti Andrea Marto është më pasivi me rrjetet sociale, i shoqëruar nga Bledi Çuçi, Niko Peleshi dhe Ilirjan Pendavinji.(A.M/Faxweb.al)