Pas publikimit të shpërblimeve të qeverisë për shtresat e pensionistëve, zv/kryeministri Niko Peleshi, duke folur nga foltorja e parlamentit, ka thënë fjalët më të mira për këtë shtresë.
Sipas numrit dy të qeverisë, pensionistët janë më të dalluarit sa i përket rspektimit të ligjit dhe shpërblimi për festat e fundvitit është një falenderim i qeverisë për ta.
“Ne nuk presim falenderime nga pensionistët. Ky është një detyrim dhe falenderimi ynë për pensionistët sepse ata janë më të dalluarit të respektimit të ligjit dhe reformave”, tha ndër të tjera Peleshi në foltoren e parlamentit.
Ai shtoi se, pensionistët kanë qenë ata që nuk i janë përgjigjur thirrjeve të opozitës për mosrespektim të ligjit.
Sipas vendimit të qeverisë, pensionistët do të shpërblehen me 6 mijë lekë të rinj për festat e fundvitit.