Zëvëndëskryeministri Niko Peleshi gjatë inspetimit të punimeve në një shkollë të fshatit Kamenicë në Korçë koalicioni PS-LSI ka qenë i suksesshëm porndjen keqardhje për PD-në, për imazhin e saj.
“Fakti qe ne kemi qeverisur per kater vite me nje koalicion me LSI-në dhe po mbyllim kete mandat do te thote se koalicioni ka qene i suksesshem. Tani po flasim per nje kontrate te re por per mendimin tim me e rendesishme se kontrata mes partive eshte kontrata me qytetaret dhe votuesit. Ndaj do te pergjigjesha me kenaqesi per cdo pyetje per oferten apo programin e PS per zgjedhjet e ardhshme. Shqiptaret presin nga ne te vazhdojne rrugen e transformimit dhe ndryshimit dhe ne jemi te vetedijshem per arritjet dhe sfidat te medha qe vendi ka. Jemi te vetedijshem se skemi qene perfekt dhe ka ende plage te shoqerise qe duhen kuruar por shqiperia ka hyre ne rrugen e rritjes dhe te ndryshimit. Shqiptaret nuk jane te interesuar per marredheniet mes partive por per programin dhe punet e medha te filluara. Ndertimi i kesaj shkolle psh ndryshon jeten e tyre sot dhe te ardhmen neser. Kjo na shqeteson ne. Parti te tjera apo politikane duhet ta ndjekin kete rruge. Per mua sot dhe deri ne diten e zgjedhjeve eshte vota e qytetareve kundrejt programit tone dhe jo ftesat e hapura mes partive. Basha me ton te ashper?! Per te keqen e vet dhe te partise. Me vjen keq kur shoh se PD qe ka lindur nga energjite rinore te brezit tim te fillimit te viteve 90. Me vjen keq qe shoh sesi imazhi i kesaj partie eshte duke u renuar. Loja politike luhet kur skuadtat ecin me te njejtin standard. Qytetaret jane shume pak te interesuar per lojrat politike dhe shume te interesuar per te ardhmen e tyre.”, shprehet Niko Peleshi. (J.V/Shuplaka)