Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka shfrytëzuar vizitën në një stabiliment mishi në qytetin e Lushnjës për të paralajmëruar aksionin e parë që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të marrë në kuadër të përmirësimit të standarteve të sigurisë ushqimore në vend.
Në këtë mënyrë Peleshi konfirmon prej kohësh atë që përflitet se AKU-ja (përgjegjëse në garantimin e sigurisë ushqimore ka dështuar në punën e saj).
Kjo nismë pritet të ketë ndërhyrje në 4 hallkat e ciklit të mishit dhe nënprodukteve të tij, duke filluar me kontrollin e thertoreve te licensuara ose jo, te cila jo në të gjitha rastet i plotësojnë standartet, më pas do të ndërhyet me regullimin e tregjeve të kafshëve të gjalla, transportin e tyre duke përfunduar me pikat tregtimit të mishit dhe nënprodukteve të tij.
“Kam zgjedhur pikërisht këtë stabiliment për të dhënë një mesazh për të gjithë konsumatorët por edhe ata operatorë në fushën e prodhimit të ushqimeve”
“Nuk mund të kemi dot siguri ushqimore të nivelit që pretendojmë në rast se nuk disiplinojmë së pari therjet, pastaj tregjet e kafshëve të gjalla pastaj lëvizjen e kafshëve dhe pastaj standartet e pikave të tregtimit te mishit dhe nënprodukteve të tij. Këto janë katër pika të nxehta të cilat kanë shumë nevojë për ndërhyrje, kanë shumë nevojë për standartizim dhe për rregullim.”
Peleshi gjtihashtu deklaroi se nuk do të ketë më therje jashtë thertoreve dhe se do të mbyllen të gjitha pikat e therjes që nuk plotësojnë standartet, pa lenë mënjanë përgjegjësinë e cdo autorizimi të lëshuar nga Drejtoritë e AKU në të gjithë vendin.
“Mbas auditimit, padyshim që Drejtoritë e AKU-së që kanë dhënë autorizimin, duhet të mbrojnë autorizimin për cdo pikë therjeje. Pikat e therjes që nuk janë të standartit, pra që nuk kënaqin standartin do të mbyllen, po i paralajmëroj që tani edhe inspektorët edhe operatorët që nuk do të ketë më pika therje jashtë standartit”
Kjo nismë është e rëndësishme së pari për të garantuar sigurinë e ushqimit për konsumatorin vendas, por është edhe një hap i rendesishem drejt hapjes së tregut të podukteve shtazore me vendet e Bashkimit Europian.
Fjala e plotë e Peleshit:
Kam ardhur këtu në Lushnje për të vizituar një stabiliment mishi që me sa shikoj duket që është i standarteve shumë të larta edhe gati për tu certifikuar edhe me standarte ndërkombëtare. Kam zgjedhur pikërisht këtë stabiliment për të dhënë një mesazh për të gjithë konsumatorët por edhe ata operatorë në fushën e prodhimit të ushëimeve.
Nis një mesazh që lidhet me sigurinë ushqimore, nuk ka më kohë për të humbur dhe për tu zvaritur në fushën e sigurisë ushqimore dhe standarteve që ende nuk janë plotësuar në të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimor. Këtu flasim konkretisht për standartet e ushqimit në fushën e produkteve shtazore dhe konkretisht të mishit dhe nënprodukteve të tij. Nuk mund të kemi dot siguri ushqimore të nivelit që pretendojmë në rast se nuk disiplinojmë së pari therjet pastaj tregjet e kafshëve të gjalla pastaj lëvizjen e kafshëve dhe pastaj standartet e pikave të tregtimit te mishit dhe nënprodukteve të tij. Këto janë katër pika të nxehta të cilat kanë shumë nevojë për ndërhyrje, kanë shumë nevojë për standartizim dhe për regullim.
Dua të paralajmëroj një aksion që do ta fillojmë shumë shpejt edhe do ta përmbyllim brenda 100 ditëve të para të qeverisjes që është auditimi i të gjitha pikave të therjes në të gjithë Shqipërinë. Natyrisht një pjesë prej tyre janë me autorizim nga AKU-ja por duhet verifikuar nëse autorizimi është dhënë në përputhje me standartet dhe një pjesë e tyre janë të paautorizuara, janë tërësisht informale. Kjo do të marrë fund shumë shpejt.Mbas auditimit, padyshim që Drejtoritë e AKU-SË që kanë dhënë autorizimin, duhet të mbrojnë autorizimin për cdo pikë therje. Pikat e therjes që nuk janë të standartit, pra që nuk kënaqin standartin do të mbyllen, po I paralajmëroj që tani edhe inspektorët edhe operatorët që nuk do të ketë më pika therje jashtë standartit.
Po të mos regullojmë dot standartitn në therjen e kafshëve të gjalla nuk mund të pretendojmë dot për sigurinë ushqimore sipas standarteve të kërkuara të Bashkimit Europian. Më tej pastaj do të vazhdojmë edhe me tregjet e kafsheve të gjalla, jam I informuar që mund të ketë më pak se gishtat e një dore tregje që plotësojnë standartet, ose që janë pranë standarteve ndërkohë që të gjithë e keni parë në rrugët kombëtare se si tregtohen kafshët në tregje tërësisht spontane dhe të pakontrolluara, lëvizja, transporti I kafshëve. Ka standarte të përcaktuara të cilat përgjithësisht nuk plotësohen, për të shkuar pastaj në pikën fundore që janë dyqanet e tregtimit të mishit dhe nënprodukteve të tij. Të gjitha këto hallka do ti korrigjojmë, do ta korektojmë sistemin, se pa patur një system që funksionon, pa patur një system që nuk pikon nuk rjedh, nuk mund të ndërtojmë dot sigurinë ushqimore që presim, për konsumatorin shqiptar, por edhe për tregjet e Bashkimit Europian
Së pari është siguria e jetës së njërzve, së dyti është një mundësi e jashtezakonshme që na hapet për të eksportuar produktet shtazore, te cilat sot janë të palejuara të eksportohen drejt Bashkimit Europian, pikerisht sepse ne sot, duhet ta them hapur, nuk kemi mundur në këto 25 vite të ngremë një system të sigurisë ushqimore të certifikueshëm nga Bashkimi Europian. Është një mundësi shumë e madhe për ekonominë shqiptare, unë do të jem në krye të këtij aksioni, së bashku me të gjithë ata operatorë të cilët duan të bëjnë biznes, bazuar në standarte, biznes legjitim, kanë investuar miliona Euro sic është ky invesitm lëtu, por edhe 10 apo 15 investime të tjera në gjithë Shqipërinë që do ti vizitoj një për një të gjitha, por kërkoj mbështetjen e konsumatorit Shqiptar, kërkoj ritjen e ndërgjegjësimit dhe të vetëdijes, që më në fund, atë që duket si e pakapshme, ta afrojmë dhe ta realizojmë. Një vend që ka ushqime të sigurta për konsumatorin shqiptar por dhe atë të huaj.
(E.K/SHUPLAKA)