Peleshi tregon si do të fuksionojnë institucionet, shkrihen një numër I madh drejtorish
Raportin për strukturimin e institucioneve e ka paraqitur Niko Peleshi, ku bie në sy një numër i madh drejtorish që shkrihen. Doganat dhe Tatimet do të bëhen bashkë, teksa Peleshi tha se do të bëhet organizimi i një agjencie të bazës qëndrore të të dhënave, dixhitalizimit të regjistrave të cdo institucioni pasi dobësitë e sistemit qeverisës janë të dhënat, statistikat. “Sektori i statistikës të forcohet”, tha ai.
Ai tha se do të ketë shkrirje të institucioneve me funksione të njëjta si dhe ata me shumë persona në staf.
“Kemi parë që Shqipëria ka një numër të madh institucionesh të varësisë, 500 agjenci të ndryshme të shpërndara në mënyrë jo proporcionale. Kemi 24 tipologji të ndryshme të institucioneve të varësisë.
Propozojmë 104 agjenci qëndrore, kemi shkrirë institucionet me funksione të njëjta dhe ata me 10 persona në staf. Te ministria e Financave do të shkrihen Doganat dhe Tatimet, me emërtimin Agjencia Kombëtare e të Ardhurave ” tha Peleshi.
“Kemi arritur në një projekt rekomandimesh që do t’i bëhet çdo ministrie. Kemi analizuar rreth 500 institiucione dhe brenda një jave kemi plotësuar një formular. Kemi konstatuar raporte të insitucioneve të rëndësishme dhe institucione të rajoneve”, tha ai.
Ndryshimet:
Ministria e Bujqësisë, shkririje.
Ministria e Financave, bashkimi i doganave dhe tatimeve
Ministria e Shëndetësisë: 4 drejtori kundrejt 12 që janë
Ministria e Brendshme: Rezervat materiale dhe emeregjencat civile
Ministria e Mirëqenies Sociale: Kalimin në 4 drejtori
Ministria e Arsimit: Bashkim të dy institucineve. 4 drejtori nga 12 drejtori që janë aktualisht
Ministria e Ekonomisë: agjenci standarizimi, bashkim i 2 drejtorive
Ministria e Zhvillimit Urban: të krijohet fondi i strehimit
Ministria e Mjedisit: Agjensia e Mjedisit dhe Agjencia e Zonave të mbrojtura të shkrihen.
(B.H/Shuplaka)