11:15 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pëllumb Xhufi ndez rrjetin: ‘Kampi i Tepelenës më i mirë se gjithë të tjerët’, Godole: ‘Skandal’

08:13 | 29/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pëllumb Xhufi ndez rrjetin: ‘Kampi i Tepelenës më i mirë se gjithë të tjerët’, Godole: ‘Skandal’

Vuajtjet e të shkuarës komuniste jo pak herë janë bërë objekt debati dhe në ekranet e televizioneve shqiptare. Dje ai që ka ndezur një sërë reagimesh të forta ka qenë historian Pëllumb Xhufi.

Mbrëmë në studion e “Arena” ai ka publikuar një dokument të CIA-s rreth kampit të Tepelenës. Ai thekson se konsiderimi i këtij kampi si Aushvici shqiptar është banal.

“Çështja e kampit të Tepelenës ishte ndoshta kampi më i mirë se kampet e tjera. Kampi i Maliqit ishte më i tmerrshëm. Askush nuk e thotë pse u ngrit ky kamp. Pas prishjes me Jugosllavinë, ka ndodhur një gjë e madhe pasi Jugosllavia ngriti bazat në Prizren dhe në Ulqin, ku organizoheshin grupet që arratiseshin nga Shqipëria. Armatoseshin, vinin dhe bënin aksione. Në këtë kamp u izoluan familjet kryesisht nga veriu.

Këta që e kanë promovuar çështjen e këtij kampi ku është angazhuar edhe Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tepelenës, e kanë quajtur Aushvici shqiptar, kampi i shfarosjes në masë. Po ta dëgjojnë lobet çifute do të tmerrohen sepse është një banalizim. Unë kam pasur rastin të shoh dokumentet e CIA-s për këtë kamp që ishin informuar nga njerëz nga brenda. Ata thonë që këta janë familjet e njerëzve të arratisur të sponsorizuar nga Jugosllavia”, deklaroi Xhufi.

I pyetur nëse ka një numër të vdekurish në këtë kamp, historian i njohur tha se: “Absolutisht jo! Kanë qenë kazermat e ushtrisë deri në fund të viteve 60. Ato i ka ngritur ushtria italiane, ndërtesa solide me tulla”.

Mirëpo kjo deklaratë e Xhufit është cilësuar si komuniste në rrjet, ndërsa një nga reagimet më të forta ka qenë dhe ai i pedagoges së komunikimit, Jonila Godole.

Godole shkruan: E rende!!! Nje njerin ekran, Pellumb Xhufi paraqiti dokumente gjasme te CIA-s se “Kampi i Tepelenes” paska qene thjesht nje kamp pushimesh dhe jo nje kamp shfaroses, ku nder te tjera kane vdekur burra e gra, dhe mbi 300 femije te mitur, duke mohuar me cinizem dhe dashakeqesi te perllogaritur vuajtjet dhe historite jetesore te gjithe atyre njerezve qe i kane rrefyer ato ne keto 27 vjet.

Eshte njesoj sikur te cohej nje historian i njohur ne Gjermani dhe te mohonte Holokaustin! Ky do te kishte qene nje skandal, dhe do te kishte pasur pasoja profesionale dhe juridike ndaj personit. Ndaj duhet kerkuar me force nga e gjithe shoqeria, njohja dhe denimi i krimeve te komunizmit prej shtetit shqiptar dhe mbajtja e pergjegjesise ligjore nga te gjithe ata persona qe perpiqen te mohojne krimet e diktatures!

(E.K/FAXWEB.AL) 

Pas

Vite më parë ”theu” rrjetin me videon ku rrihte një djalë, ish-gangsterja Trejsi e penduar

Para

Ish-kampioni i botës Vladimir Klitchko fjlalë të mëdha për boksierin shqiptar (VIDEO)

Para
Ish-kampioni i botës Vladimir Klitchko fjlalë të mëdha për boksierin shqiptar (VIDEO)

Ish-kampioni i botës Vladimir Klitchko fjlalë të mëdha për boksierin shqiptar (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

‘Policia barkas…’, momenti ku efektivët ‘mësyjnë’ në restorantin ku po drekonte Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerët

Tragjedi në San Diego! Gjashtë të vdekur në rrëzimin e avionit privat, mes tyre edhe dy yje të Rock & Roll-it

Fletë votimi të falsifikuara dhe listë me emra zgjedhësish, vihet nën hetim pronari i lokalit në Peqin

Operacioni “Ura”/SPAK dhe Antimafia zbulojnë 29 të ndaluar, 12 në pranga, pjesa tjetër në kërkim

“Ura”, të arrestuarit në gjykatë/ Gjykata e Posaçme vendos masat e sigurisë për disa të arrestuar

Përplasi makinën e policisë dhe disa mjete të tjera, vihet në pranga i riu në Tiranë

Arrestimi i Xhevdet Plakut/ Operacioni në Durrës, policia: Ishte në kërkim, iu gjet një armë zjarri

LAJM I FUNDIT/ Aksion brenda një restoranti në Gjirin e Lalzit, arrestohen disa të shumëkërkuar

Vrasja e Ilaria Sulës/ Studentja shqiptare mësoi mashtrimin që po bënte ish i dashuri i saj, ai i mori jetën

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.