Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, mblodhi në një takim pune përfaqësues të Shoqatave të profesionistëve të shëndetit, Presidentët e Urdhërave të profesionistëve të shëndetit dhe shefat e shërbimeve të specialiteteve, ku u diskutua në lidhje me propozimet për rishikimin e dispozitave të caktuara të Kodit Penal të Shqipërisë.
Ky takim erdhi si pasojë e letrës që drejtuesit e shoqatave i kanë dërguar në datën 23 nëntor 2016 institucioneve më të larta të shtetit.
Kjo letër erdhi pas diskutimit të nisur nga Ministria e Shëndetësisë për rivlerësimin e legjislacionit për përgjegjësitë penale të profesionit të mjekëve në takimin me përfaqësues të institucioneve shtetërore e publike që kanë rol në mbarëvajtjen e profesionit të mjekut në datën 7 tetor 2016, si dhe bazuar në projektin e ri që Ministria e Drejtësisë ka hartuar për ndryshimet në Kodin Penal.
Fryma e përgjithshme e kërkesës së komunitetit të profesionistëve të shëndetit është që disa masa ndëshkuese që penalizojnë mjekët në kryerjen e detyrës të hiqen nga dispozitat e Kodit Penal. Nga ku takim u ra dakord që deri të hënën, e ardhshme në datën 16/01/2017, të priten propozimet me shkrim, shkruhet në njoftimin e ministrisë. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post