Në ndeshjen e natës së mbrëmshme mes Realit të Madridit dhe Jubventusit në ‘Bernabeo’ gjyqtari akordoi një penallti të dyshimtë në minutën e 93-të të ndeshjes çfarë shkaktoi dhe reagimin e fortë të lojtarëve juventin, ndërsa Buffon u përjashtua me të kuq.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, i cili njihet si një tifoz i madh i futbollit, ka reaguar për episodin e dyshimtë që vendosi mbrëmë fatin e asaj çerekfinaleje kaq shumë të diskutuar dhe emocionuese njëkohësisht.
Erion Braçe, mbështetës i Juventusit duke iu referuar momentit të dyshimtë të penalltisë ka ironizuar kreun e FSHF-së Armanda Duka duke thënë se ai ka ku të mësojë
Braçe duke bërë fajtore UEFA-n në të njëjtën kohë flet edhe edhe për paraqitjen e Juventusit, e cila sipas tij ishte epike.
Reagimi i Braçes:
E PADREJTE!
E PANDERSHME!
SKANDALOZE!
Aq sa te mos shohesh me futboll!
Ne Angli ky arbiter as qe guxon ta jape kete penallti, ndryshe e rrahin!
Cfare them, ne Angli ky nuk eshte faull por simulim i qarte!
Ne minutem e 93-te dhe duke nxjerre nga loja portierin e ndeshjes, pra,
duke hequr edhe mundesine ta prese!
Kulmi!
Fuqia reale ishte arbitri!
Reali pa fuqi nuk i arrinte shtesat!
Sa keq!
Ne Torino ishte Caker qe e beri balte,
ne Madrid ky tjetri!
Natyrisht qe eshte Sistem!
Duka ka ku meson ndaj eshte ende!
Pas ikjes dje te Barcelones,
nuk mund te pranonte kush
te ikte dhe Real!
Jane miliarde euro te sponsorve qe humbin!
Pertej kesaj,
Juve ishte epike sot!
Mos harroni,
Fitoi ne Madrid me tre gola dhe kete se ka bere kush vec Barcelones!
Juve e shtypi!
Nje super ekip qe nuk u eleminua ne gare por jashte saj!
(B.H/Faxweb)