Vizita e Zëvendës presidenti amerikan Mike Pence në Malin e Zi është konsideruar si ‘’vizita e shekullit”, sa për rëndësinë e tij po aq dhe për mbështetjen që SHBA i ka ofruar Ballkanit.
Duke folur gjate konferencës për shtyp në kryeqytetin e Malit të Zi së bashku me kryeministrin Dushko Markovic, Pence i cili po merr pjesë në samitin e Kartës së Adriatikut që po mbahet në Podgoricë ku marrin pjesë kryeministrat dhe presidentet e Ballkanit, përshëndeti anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.
“Guximi juaj, veçanërisht në ballafaqim me presionin rus, e inspiron botën dhe unë ju lavdëroj për këtë”, tha Pence gjatë gjatë qëndrimit në Malin e Zi.
Mike Pence tha se udhëtimi i tij në këtë vend të vogël me 620 mijë banorë është “testament për faktin se Amerika nuk ka aleatë të vegjël, por ka vetëm aleatë të fortë”.
Zyrtari i lartë amerikan arriti në Mal të Zi, që është anëtari më i ri i NATO-s, pas vizitës në Gjeorgji, ku ai kritikoi “pushtimin” nga ana e Rusisë të territorit gjeorgjian, prej luftës së shkurtër në vitin 2008.
(E.K/SHUPLAKA)