Ish zëvendëspresidenti Amerikan Mike Pence përgjatë administratës së parë të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë kritikoi republikanin për lëkundjen e mbështetjes së Washingtonit ndaj luftës që Ukraina po bën për liri. Pence I cili tha se kishte takuar Vladimir Putin dhe kishte studiuar lidershipin e tij u shpreh se Kreu I Kremlinit nuk dëshiron paqe dhe e se e vetmja dëshirë e tij është pushtimi i të gjithë Ukrainës.
“Mendoj se nëse tre vitet e fundit na kanë mësuar diçka është fakti se Vladimir Putin nuk do paqe. Ai do të zotërojë Ukrainën. Fakti qe jemi këtu gati pas dy muajsh pas një marrëveshje armëpushimi të cilën Ukraina e Pranon dhe Rusia vazhdon ta vonojë dhe të jap justifikimee konfirmon dicka të tillë. E njoh lidershipin e Putin, ai do vetëm pushtetin. Në këtë moment duhet ta bëjmë të qartë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të udhëheqin botën e lire duke I foruar Ukrainës mbështetjen e duhur ushtarake që ajo të mund të zbraps pushtimin Rus dhe për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.”
Mike Pence foli edhe mbi luftën e tarifave që Donald Trump I shpalli botës duke thënë se dicka e tillë nuk do të ishte e mirë per ekonominë Amerikane.
“Kam shqetësimin se me thirrjen e Presidentit për tarifa me bazë të gjërë si kundër miqve ashtu edhe kundër armiqëve, në fund të fundit ajo çfaë po bën administrata është ti jap përparësi polikikave të reja industriale që do të sjellin inflacion, do të dëmtojnë konsumatorët tanë dhe në fund do të dëmtojnë ekonominë tonë.”
Ish zëvendës Presidenti Amerikan kritikoi edhe faljen që Donald Trump iu bëri mbi 1500 personave të përfshirë në tazirat e 6 janarit në Capitol Hill duke thënë se heronjtë e vërtetë atë ditë ishin njerëzit me Uniformë që mbrojtën Kongresin Amerikan.
“Dua t’iu them se u zhgënjeva thellësisht shumë kur pashë presidentin Trump të falte njerëzit që u përfshinë në dhunë kundër oficerëve të zbatimit të ligjit. Ai ka cdo të drejt sipas Kushtetutës që ta bëj dicka të tillë sigurisht të gjithe ne e dime këtë, megjithatë nëpërmjet këtij akti aid dha mesazhin e Gabuar.”