16:45 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pengmarrja në Lezhë pas një konflikti, lirohet 35-vjeçari. Autorët e lënë të lirë

15:45 | 03/04/2025
në Aktualitet, Flash, Kronikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pengmarrja në Lezhë pas një konflikti, lirohet 35-vjeçari. Autorët e lënë të lirë

Rreth orës 14:30 është kryer një pengmarrje ndaj shtetasit Dodë Gjoka, 35 vjeç . Pengmarrja dyshohet se ka ndodhur pasi 35-vjeçari është dhunuar fizikisht nga 3 shtetas të tjerë.

Dodë Gjoka është marrë peng pranë një lokali në aksin rrugor “Lezhë-Milot”.

Ndërkaq, policia menjëherë ka ndërmarrë ngritjen e pikave të kontrollit për kapjen e autorëve të pengmarrjes.

Pikat e kontrollit janë ngritur në aksin rrugorë drejt Tiranës, Shkodrës dhe Kukësit.

Dodë Gjoka më pas është liruar nga pengmarrësit, duke e zbritur 35-vjeçarin nga automjeti dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.

 

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në vendparkimin e automjeteve të një lokali në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, dyshohet se gjatë një konflikti fizik, tre shtetas kanë dhunuar dhe më pas kanë marrë me forcë me automjet, shtetasin D. Gj., rreth 35 vjeç, banues në Lezhë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Lezhës kanë ngritur pika kontrolli në përimetrin rrethues dhe në akset lidhëse, me qëllim kapjen e autorëve, të cilët janë identifikuar nga Policia, konkretisht shtetasit K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh.

Gjithashtu, u ngritën pika kontrolli në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe të gjendur nën presionin e kontrolleve intensive të Policisë, autorët dyshohet se e kanë zbritur nga automjeti, shtetasin D. Gj., i cili aktualisht po merr ndihmë mjeksore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorëve.

 

Pas

Margarita Xhepa përtej skenës! Kujtimet e një mikeshe zemre, flet poetja, Helena Halilaj

Para

Prishtina dhe Beogradi përplasen rreth pranisë së flamurit të Kosovës në Kongresin e UEFA-s në Serbi

Para
Prishtina dhe Beogradi përplasen rreth pranisë së flamurit të Kosovës në Kongresin e UEFA-s në Serbi

Prishtina dhe Beogradi përplasen rreth pranisë së flamurit të Kosovës në Kongresin e UEFA-s në Serbi

 



Të Fundit

Projektligji për energjinë e rinovueshme, Balluku: Do të sjellë zhvillim dhe mbrojtje të mjedisit

I dyshuar për trafik droge, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi në Gjirokastër

Aksident i lehtë në autostradën Fier-Vlorë, tre persona marrin ndihmë mjekësore

Hungaria kundërshton sërish anëtarësimin e Ukrainës në BE

Japonia përballet me një seri tërmetesh, më shumë se 470 lëkundje që nga e shtuna

Turistët britanikë të përfshirë në aksident në autostradën Fier-Vlorë

Rinumërimi i votave në Tiranë/ Shpërndarja aktuale e mandateve dhe kandidatëve

Tensione në Serbi/ Studentët paralajmërojnë për protesta dhe mosbindje civile

Zjarri në ishullin Kios, pastruesja e hotelit akuzohet për zjarrvënie

Ekuador/ Krimineli i rrezikshëm “Fito” ekstradohet në SHBA, ishte arratisur nga burgu

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.