Gjykata e Palermos në Itali ka hedhur poshtë akuzat për liderin e “Lega” Matteo Salvini për rastin e 147 emigrantëve që nuk u lejuan të zbarkonin në Lampeduza në vitin 2019. Asokohe Salvini ishte në detyre si ministër i Brendshëm dhe bllokoi anijen spanjolle që transportonte emigrantët.
“Jam i lumtur, pas tre vitesh fitoi “Lega”, fitoi Italia. Të mbrosh atdheun nuk është krim, por e drejtë. Do të ec përpara edhe më i vendosur se më parë”, tha Mateo Salvini pas vendimit të pafajësisë. Me tej ai shtoi se “Ata që mendonin se do të përdornin emigrantët për t’u përfshirë në politikë humbën dhe po kthehen në Spanjë me duar në xhepa”.
Gjithashtu edhe Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Palermos për Salvinin ku sipas saj akuzat kanë qenë të pabaza dhe surreale.
Edhe Kryeministri Hungarez, Viktor Orban ka përshëndetur vendimin e Gjykatës në Itali duke theksuar se drejtësia ka triumfuar.