17:01 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pensionistët e pritën me protestë Conten në Tiranë, zbardhet marrëveshja mes tij dhe Ramës për sigurimet shoqërore

18:45 | 31/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pensionistët e pritën me protestë Conten në Tiranë, zbardhet marrëveshja mes tij dhe Ramës për sigurimet shoqërore

Me 15 tetor të këtij viti Giuseppe Conte vizitoi Shqipërinë nga ku u prit edhe me protestën e disa pensionistëve të cilët i kërkonin shefit të qeverië italiane njohjen e viteve të punës që kishin bërë në shtetin fqinjë përmes regjisttrimit në sigurimet shoqërore.

Ndërkohë në takimin e sotëm mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij Italian Giuseppe Conte është diskutuar edhe kjo çështje.

Mësohet se Rama tha se shqiptarët janë contributor të mëdhenj në pagesën e sigurimeve shoqërore ndërsa ka lajmëruar nisjen e bashkëpunimet mes dy vendeve për të arritur në një marrëveshje të përshpejtuar

“Në Itali janë gjysmë milioni shqiptarë dhe 31 mijë prej tyre janë titullarë kompanish private. Ashtu sikundër, afro 300 mijë prej tyre kontribuojnë në arkën e shtetit italian dhe nga ana tjetër 115 mijë fëmijë mësojnë në shkollat italiane, si dhe 10 mijë studentë shqiptarë në universitetet italiane, ku janë më të mirët ndër studentët e huaj, gjë që ma konfirmoi edhe Kryeministri në cilësinë e profesorit të universitetit që ka patur mundësi t’i njohë nga afër studentët shqiptarë.

Për këto arsye, mendoj se meriton të falënderohet Kryeministri dhe Italia mike, për jo vetëm fjalët, por edhe veprat kuptimplota në drejtim të integrimit të plotë të shqiptarëve në Itali. Ashtu sikundër meriton të çmohet dhe të futet në rrugën e zgjidhjes çështja e sigurimeve shoqërore të kësaj mase të madhe kontributorësh në shtetin italian. Më vjen shumë mirë që bashkëpunimi i nisur në këtë drejtim është konfirmuar nga Kryeministri dhe ne do të vazhdojmë dhe do të përshpejtojmë përpjekjet për ta përmbyllur këtë marrëveshje, që ka një rëndësi të madhe për ekonominë e këtyre familjeve, për dinjitetin e këtyre njerëzve, por edhe për miqësinë tradicionale mes dy popujve tanë”, tha Rama.

Pensionistët i kërkuan Contes në Tiranë të njoh kontributet shoqërore që kanë derdhur për periudhën që punonin në shtetin Italian, ku deklarojnë se kanë paguar sigurime, por nuk u janë njohur vitet e punës.

Për pasojë, ata që marrin pension në Shqipëri, e kanë përfituar në mënyrë të përgjysmuar për shkak të mungesës së deklaruar të viteve të punës përgjatë kohës që kanë qenë emigrant dhe të punësuar në kompanitë italiane.

“Tashmë kam paguar 350 mijë euro taksa në shtetin Italian. Unë kam këkuar ose kthimin e parave që kam paguar ose të më japin pension. Janë qindra mijëra shqiptarë që paguajnë taska në shtetin Italian. Kam 23 vite e 4 muaj punë, nuk marr pension as në Shqipëri as në Itali. Këtu duhet të pres moshën 65-vjeç për të marrë 120 mijë lekë sepse nuk të japin më shumë, e si t’ia bëj unë kur kemi gjithë ato fatura dhe taksa p[ër të paguar. Shteti Italian ka bërë të pamundurën për shtetasit e vet që janë emigrant nëpër botë, ndërsa që dëshiron për të marrë me dhënë nuk jep. Pse sillet me ne në këtë mënyrë, pse nuk ia bën një francezi apo gjermani. Edhe me malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Korenë e Jugut e kanë një marrëveshje, vetëm me ne sillen kështu. Shteti Italian sillet si I forti që bën ligjin ndaj të fortit”, tha njëri nga pensionistët për Fax News.

Pensionistët/ Giuseppe Conte pritet me protesta: Kemi paguar sigurime në Itali, nuk na njihen vitet (Video)

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: edi ramaGiuseppe Contepensinistetsigurimet shoqerore
Pas

Vret dhe ha tre shokët e tij, dëshmitë makabre për kanibalin rus që hante edhe qen dhe mace

Para

Vëllai i vogël i Era Istrefit kapet me drogë në dorë, teksa po bënte xhiro me makinë me motrën

Para
Vëllai i vogël i Era Istrefit kapet me drogë në dorë, teksa po bënte xhiro me makinë me motrën

Vëllai i vogël i Era Istrefit kapet me drogë në dorë, teksa po bënte xhiro me makinë me motrën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti i CNN: Agjentët amerikanë në terren thonë se Iranit i duheshin edhe 3 vjet për armën bërthamore

IDF: Sulmi nga Irani ka mbaruar, largohuni nga strehimoret, shkatërruam shumicën e raketave balistike

Sulmi më vdekjeprurës i Rusisë në Kiev prej muajsh, vriten 15 persona

Kufizohet lëvizja e kamionëve, shtohen sportelet në kufi dhe patrullat në zonat e plazheve

Idf: Irani po sulmon sërish, sirenat po bien në Izrael

“Ai nuk di asgjë”, Trump ‘shpërthen’ ndaj Macron/ Nga Groenlanda te Irani, si u përplasën publikisht dy aleatë të NATO-s gjatë mbledhje së G7

Deputeti i PS në SPAK: Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje, ja pse s’mund të flas

Aleksandar Vulin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike: Zbulohen dëme në seksionin nëntokësor të kompleksit bërthamor Natanz në Iran

Kamerierët do të paguhen jo me pak se 70 mijë lekë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.